E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata, të verifikohen emrat në listat përfundimtare

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë njofton se ka nisur procesin e gjykimeve te kërkesave për "leje votimi", në bazë të nenit 55 të kodit zgjedhor i cili parashikon për qytetarët që nuk kane emrin në listat përfundimtare të zgjedhësve të shpallura nga KQZ, në respekt të Kushtetutës, kanë të drejtë të kërkojnë nga Gjykata, verifikimin dhe vendosjen e emrit te tyre në lista.
 

Në Gjykatën e Tiranës deri tani janë regjistruar 27 kërkesa për lejim votimi. Ndërkaq, kërkesat do të priten deri në datën 6 maj 2011 në orën 24.00. Pas kësaj date, sipas nenit 55 të kodit zgjedhor nuk do të pranohet asnjë kërkesë, ndërsa shqyrtimi i tyre do të vazhdojë deri ditën e djele në datën 8 maj 2011, ora 13.00. Kërkesat per "lejim votimi" në bazë të shortit do të shqyrtohen nga të gjithe gjyqtarët e dhomës civile.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›