Berisha ne Lushnje Fitorja ne 8 Maj do shnderrohet ne pergjegjesi
Nga Lushnja ku mbështeti kandidaturën e Albert Sanxhakut për kryetar bashkie të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, lideri demokrat Sali Berisha u premtoi myzeqarëve se gjatë katër viteve të mandatit të ardhshëm Lushnja do të bëhet qytet i zhvilluar.
Kryeministri Berisha përshëndeti tubimin elektoral me qytetarë të Lushnjes, në vijim të mbështetjes së kandidatëve të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, për zgjedhjet vendore të 8 majit.“Ditën e hënë, nis rrugën fitorja, fitorja në Lushnje, fitorja në Mat, fitorja në Tiranë, fitorja në mbarë Shqipërinë”, tha në fjalën e tij Kryeministri.
“Qytetarë e qytetarë të Lushnjës, ju përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj me shumë mirënjohje për mbështetjen, për këtë pritje madhështore, me të cilën ju dëshmoni vullnetin tuaj të hekurt për një fitore të shkëlqyer në 8 maj, të kryetarit tuaj të bashkisë Albert Sanxhaku dhe qytetarëve të tjerë të parë të bashkive e komunave të këtij rrethi. Unë vij këtu për t’ju garantuar se fitoren e zotit Albert Sanxhaku dhe fitoren e zotit Irakli Gorea në Divjakë dhe të kryeqytetarëve tuaj në komuna do ta shndërrojmë në një sukses europian për çdo njërin prej jush, do ta përdorim për të ndërtuar sëbashku me ju rrugët e rrugicat europiane të Lushnjes, Divjakës dhe komunave të këtij rrethi, do ta përdorim për të ndërtuar kopshte e shkolla të standardeve më të mira europiane, në qytet dhe në të gjithë rrethin, do ta përdorim për të krijuar vende pune për lushnjarët, kudo që ndodhen, për të ftuar nga emigracioni bijtë e bijat e Lushnjes, do ta përdorim për të garantuar ujë të pijshëm 24 orë, për të gjithë qytetarët e Lushnjes, në qytet dhe rrethit të Lushnjes, do ta përdorim për të rritur pensionet e rrogat tuaja, për të shpalosur dhuntitë e talentet tuaja të shkëlqyera kulturale dhe sportive.”, theksoi kryeministri.
“Shumë prej jush keni pasur rast të dilni e të vizitoni vende të tjera. Edhe unë kam shëtitur shumë vende, por ju garantoj se në kudo, ku kam shkuar nuk kam gjetur, nuk kam gjetur, parë e vizituar ndonjë rreth me pasuri natyrore më të mëdha, se rrethi juaj. Askush nuk ka një fushë më pjellore se Myzeqeja juaj. Askush nuk ka brigje më të bukura, se rrethi juaj. Askund nuk ka kodra më të bukura e më të mira, se rrethi juaj. Askund njerëzit nuk janë zotër të punës, djersës e mundit, sesa ju, myzeqarët”, ju drejtua Kryeministri Sali Berisha, qytetarëve të Lushnjes.
Më tej Ai vijoi se për ne, diktatura dhe paudhësi të tjera na mbajtën larg Europës, na mbajtën larg pasurive tona. Sot, ne jemi të vendosur çdo ditë, çdo javë, çdo muaj e çdo vit të shndërrojmë pasuritë e pafundme të Lushjes dhe Shqipërisë në vlera për ju, qytetarët e Lushnjes, në vlera për shqiptarët. Ne jemi të vendosur me mundin, djersën, përkushtimin dhe vizionin tonë, të ndërtojmë në Lushnje Europën më të bukur, më të mëkëmbur, Europën e njerëzve punëtorë, Europën e njerëzve dinjitozë, Europën e njerëzve të lirë.
“Zotimi im për ju është, katër vitet që vijnë, Lushnja - qytet i zhvilluar, Shqipëria - vend i zhvilluar. Këto 20 vite, me lumenj djerse, sakrificash dhe mundi, ne ngritëm Shqipërinë e falimentuar në Shqipërinë që kryeson rritjen ekonomike në Europë. Këto 20 vite, në rrugën e lirisë, ne anëtarësuam vendin në NATO, lëvizim të lirë në mbarë Europën, dyfishuam rrogat e pensionet. Ne ringritëm fuqishëm sistemin arsimor. Lushnjen do ta shndërrojmë në Lushnjen universitare, Lushnjen turistike, Lushnjen e kulturës, Lushnjen e fermave më të zhvilluara të rajonit.”, deklaroi Kryeministri Berisha.
“Kjo rrugë nuk është e lehtë, nuk është pa mund, por ajo është rrugë e sigurt, është rrugë nderi, dinjiteti, suksesi, për të cilën, ne do të ndjehemi krenarë gjithmonë. Ndaj ju garantoj se çdo votë për “Aleancën për qytetarin” do të jetë votë për rrugë e rrugica të standardeve europiane që ju meritoni, për shkolla, spitale, e shërbime të standardeve europiane siç ju i meritoni, për ferma të standardeve më të mira, për turizëm të nivelit më të shkëlqyer. Ju garantoj se katër vitet që vijnë, investimet në këtë rreth do të shumëfishohen, krahasuar me katër vitet që shkuan’, vijoi Berisha.
Kryeministri tha se kjo është alternativa, në të cilën ju, qytetarë të Lushnjes dhe mbarë Shqipërisë, jeni në epiqendër të saj. Ju jeni arkitektët e vërtetë të saj. Ju jeni ndërtuesit e vërtetë të saj. Dhe kjo alternativë ka vend për çdo lushnjare e lushnjar, për çdo myzeqare e myzeqar. Ndaj ju ftojmë të gjithëve të bashkohemi në 8 maj, në fitoren tonë të merituar.