E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale, Arvizu takohet me Metën

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka vijuar takimet me krerët e partive politike në vend në lidhje me zgjedhjet lokale të 8 majit.
 

Pas takimit të sotëm me kreun e PS-së Edi Rama diplomati amerikan është takuar me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrimi Ilir Meta.
 

Takimi po zhvillohet në selinë e LSI-së ndërsa mendohet se në qendër të diskutimeve është situate parazgjedhore në vend dhe zgjedhjet lokale të së djelës.
 

Ndërkohë më herët ambasadori Arvizu u takua me kreun e PS-së dhe njëherësh kandidatin për bashkinë e Tiranës Edi Rama ndërsa ditën e djeshme ambasadori së bashku me kreun e BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe shefin e OSBE-së Eugen Wollfarth u takuan me kryeministrin Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›