Bashkia: Unaza e madhe po mbahet peng nga PD-ja

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot për projektin e unazës së madhe. Nënkryetarja e Bashksië së Tiranës Albana Dhimitri tha se kredia prej 20 milionë euro e marrë prej bashkisë tek banka europiane për rindërtim dhe zhvillim mbahet peng nga përfaqësuesit e PD-së, në këshillin bashkiak.
“Unë kam këtu Marrëveshjen e financimit me kredi, të nënshkruar ndërmjet Kryetarit të Bashkisë Edi Rama dhe përfaqësueses së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në 24 Shtator të vitit 2009; “Për ndërtimin e segmentit të Unazës së Madhe, në shumën e 20 milionë euro, kredi e cila mbahet e bllokuar nga përfaqësuesit e Partisë së zotit Basha, në Këshillin Bashkiak të Tiranës”, bëri me dije nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës.
Sipas saj kandidati i PD-së Lulzim Basha gënjeu për fuqinë finaciare të bashkisë së Tiranës, pasi kjo e fundit mund të marrë deri në 60 milionë euri kredi në vit për financimin e projektve.
“Kam këtu analizën financiare për Bashkinë e Tiranës, të realizuar nga BERZH, një institucion financiar prestigjioz, ku Bashkia e Tiranës mund të marrë deri në 60 milionë euro kredi në vit, për financimin e projekteve të saj”, sqaroi zonja Dhimitri.
Ajo përgënjeshtroi edhe premtimet e Bashës për hipotekimin e apartamenteve dhe pallateve të reja, që sipas Dhimitrit mbëhen peng nga qeveria Berisha, siç edhe legalizimet.
Nënkryetarja Dhimitri paralajmëroi edhe gënjeshtrat e tjera të fushatës elektorale të kandidatit Basha, duke shprehur bindjen se qytetarët e Tiranës në 8 maj do të votojnë për Edi Ramën dhe programin për Tiranën europiane.