Gjykata urdhëron arrestimin e Xhabir Zharkut

( E plotësuar) Gjykata Komunale në Kaçanik ka lëshuar sot urdhërarrest për ish kryetarin e kësaj komune Xhabir Zharku.
Zëvendëkomandanti rajonal i policisë në Kaçanik, Basri Shabani, i tha Radio Kosovës se pas marrjes së urdhërarestit policia po bën kërkimet në terren për ta arrestuar Zharkun.
...
Gjykata Komunale e pritet që sot t’ia dorëzojë policisë urdhrin për arrestimin e Xhabir Zharkut dhe dërgimin e tij në burg me forcë.
Ish-kryetari i Kaçanikut, Zharku, i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje, të enjten, nuk është paraqitur në Gjykatën Komunale të Kaçanikut për të shkuar në vuajtje të dënimit.
Xhabir Zharku nga viti 2007 deri në maj 2012 e ka qeverisur Komunën e Kaçanikut. Ai është dënuar me tre vjet burg për detyrim dhe posedim të paligjshëm të armës. Dënimi me burg prej tre vjetësh atij i është vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme./Indeksonline/