E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizohet njësiti special për mbrojtjen e trashëgimisë

Policia e Kosovës pritet që brenda pak ditësh të hapë konkursin për pjesëtaret e saj që duan te jetë pjesë e njësitit special për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Burime brenda policisë i kanë thënë “Kohës Ditore”se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se njësitet në kuadër të regjioneve që deri tash kanë mbrojtur objektet me rëndësi fetare e kulturore të hyjnë nën komandën e sektorit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë të Policisë së Kosovës.

Mundësia do t’u krijohet edhe pjesëtareve të tjerë të policisë që duan të jenë pjesë e këtij njësiti.

Sipas burimeve, pjesëtarët e këtij njësiti do të jenë policë që mbrojnë rendin publik, por të veçantë do të kenë profilin e punës, pasi që kjo njësi nuk do të merret me punë të tjera, por vetëm me mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›