E Diel, 1 Nëntor 2026

Grekët sulmojnë Berishën në Strazburg

Greqia ka qenë pengesa kryesore për marrjen e Statusit kandidat për anëtarë në BE. Deputetë dhe përfaqësues të lartë të Greqisë në Parlamentin Evropian, si rrallë herë kanë shfryrë gjithë mllefin e tyre duke gjetur papritmas probleme të mëdha në qeverisje, shoqërinë shqiptare dhe bashkëpunimin e partive politike me njëra –tjetrën.

Gjatë fjalës të tyre eurodeputetë grekë si Nicolaos Chountis dhe Marietta Giannakou, kanë bërë presion të hapur kundër Shqipërisë duke nënvizuar faktin se vendi fqinjë duhet të mos flasë më për pretendime territoriale, nacionalizma, të mos i referohet më historisë dhe padrejtësive që i janë bërë, apo edhe të mos përmendë më se ka shqiptarë çamë apo arvanitas në Greqi, pasi nuk ekzistojnë, raporton Shekulli.

Kryetarja e eurodeputetëve grekë të partisë ‘Demokracia e Re’, Marietta Giannakou, ka deklaruar se Shqipëria nuk i ka plotësuar ende të gjitha parakushtet e 12 rekomandimeve prioritare, të cilat Komisioni i BE-s kishte përcaktuar dhe për këtë arsye Këshilli i Ministrave të BE-së nuk do të japë Statusin e vendit kandidat. Vëmendje të veçantë kërkoi znj.Giannakou në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht për pakica të tilla si minoriteti grek i njohur ndërkombëtarisht./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›