E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni “jetim” në Fakultetin e Mjekësisë

Megjithëse në pikën 1 të nenit 197 të Kodit të përkohshëm të procedurës penale të gjitha organet publike detyrohen t’i paraqesin veprat penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare për të cilat janë informuar ose për të cilat kanë marrë dijeni në ndonjë mënyrë tjetër, Fakulteti i Mjekësisë, deri para pak muajsh, ka mbajtur të mbyllura disa lëndë, të cilat tashmë po konsiderohen se janë penale.

Në Policinë e Kosovës janë duke u hetuar 170 lëndë, të gjitha nga Fakulteti i Mjekësisë. Këtë e ka pranuar edhe vetë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, shkruan “Koha Ditore”.

Për këtë numër dosjesh ka raportuar edhe Rektorati i Universitetit të Prishtinës, drejtuesi i të cilit institucion ka formuar komision përkatës për t’i shqyrtuar ato një nga një dhe për të nxjerrë rekomandim. Këtë të fundit e ka pranuar këshilltari i rektorit Ibrahim Gashi, Ardian Kastrati. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›