E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet Dajti dhe 21 janari

Shtyhen në gjykatën e krimeve të rëndë dhe dhomën penale të Tiranës, procesi ndaj Dritan Dajtit dhe “21 Janari”, ndaj 3 gardistëve.

Procesi në gjykatën e krimeve të rënda ka nisur dhe është mbyllur me kërkesën avokatit të zgjedhur kryesisht Fazlli Zanaj, i cili pranoi të mbronte Dajtin, por kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Kryetari i trupit gjykues nuk ka mundur të bëjë më shumë sesa të përgjysmonte kohën e kërkuar nga avokati, deri në 28 dhjetor.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të skuadrës speciale të policisë gjatë aksionit për kapjen e tij në 7 gusht të vitit 2009 në Durrës , ngjarje të të cilën Dajti mbeti i plagosur.

Ndërkohë, mungesa e një prej dy ekspertëve balistikë të cilët do u përgjigjeshin disa pyetjeve shtesë të dala gjatë procesit gjyqësor në lidhje me ngjarjet e 21 janarit të vitit 2010 ka shtyrë këtë proces orës 14:00 të së enjtes.

Në proces ndodhen të pandehur ish komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe dy gardistët Agim Llupo dhe Margarit Kume.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›