Gjykata vendos drejtësinë në vend për Agron Kuliçajn!
Gjykata vendosi në vend drejtësinë, vendimi u bazua në prova e fakte. Unë nuk kam të bëj me akuzat e Ballës, nuk kam qenë pjesë e hetimeve nga prokuroria.
Kështu u shpreh nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila gjobimi me 700 mijë lekë të reja deputetin socialist, Taulant Balla, për akuzat ndaj Kuliçajt.
Balla e ka akuzuar Kuliçajn si një njeri të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar dhe për këtë arsye, ky i fundit e paditi në gjykatë atë.
Gjykata ka arritur në përfundimin se Balla ka shpifur dhe ka gjobitur deputetin e tretë me radhë të PS-së, në këto tre ditë, pas Sajmir Tahirit dhe Artan Gaçit, që kishin akuzuar Albana Vokshin.
Taulant Balla nga ana tjetër ka thënë se nuk u heq asnjë presje akuzave të tij.
Agron Kuliçaj, edhe pse nëndrejtor policie, është një nga njerëzit më të përfolur për lidhje me krimin. Emri i tij përmendet edhe në kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranë, ku flitej për lidhjet e tij me krimin e organizuar.