Fiks Fare rikthen imazhin e Imamit të parë
Emisioni Fiks Fare riktheu të premten imazhin e Arben Imamit si organizator të protestave në jug të Shqipërisë në vitin 1997. Imami, i cili u vu në krye të qytetarëve, protestat e të cilave shkërmoqën ushtrinë shqiptare, është sot Ministër i Mbrojtjes dhe ka akuzuar emisionin Fiks Fare për shpifje lidhur me demontimet buzë lumenjve dhe rreziqet që sjellin ato.
Imazhet tregojnë Arben Imamin para një turme njerëzish dhe shpjegimin që ai jep për misionin e tij në organizmin për ruajtjen e qytetit. Para kamerave të stacionit televiziv grek Mega, Imami thotë: Unë, Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia kemi ardhur si dy qytetarë, si dy patriotë. Duhet të organizohemi në mbrojtjen e qytetit.
Më pas Fiks Fare jep dhe disa detaje nga sulmet që Berisha i ka bërë kryeministrit Nano dhe kryeministrit Meta që kanë emëruar Imamin ministër në kabinetin e tyre, duke e cilësuar atë të papërgjegjshëm, imoral, dhe njeri të përdorur nga diktaturat.
Diçitura: Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia para qytetarëve në Gjirokastër në mars të vitit 1997 duke bërë thirrje për organizim të mbrojtjes së qytetit

