Berisha me tre helikopterë drejt Tropojës. E presin me këngë e valle (FOTO)
Kryeministri Berisha është rikthyer në vendlindjen e tij Tropojë, për herë të dytë gjatë 14 viteve të fundit. Njësoj si herën e parë, kur bllokoi të gjithë Tropojën me masat e tij të sigurisë, edhe kësaj here Berisha ka mësyer Tropojën me tre helikopterë dhe nën masa të rrepta sigurise. Kreu i ekzekutivit është pritur në zonën e Bytyçit me këngë e valle tradicionale, si dhe postera e pankarta qe i uronin mirëseardhjen. Disa prej tyre shkruanin Mire se erdhe biri dhe krenaria jone, Faleminderit qe e ndërtove Shqipërinë. Berisha akuzoi Ramen për mungese bashkëpunimi e për vënie te interesave personale mbi ato te vendit. I entuziazmuar nga pritja ne vendin e lindjes, shefi i qeverise ka dale dy here nga makina para nisjes për ne Has, për te takuar banoret.
Tropoja, Hasi, Shqipëria janë një nga vendet më të pasura në Evropë, në pasuri natyrore. Malet e tyre kanë potencialet më të jashtëzakonshme turistike dhe ju garantoj ju se shumë shpejt rruga do të dalë në Padesh dhe Ujezë dhe se shumë shpejt edhe Alpet nga Kreshtat e Shalës deri kufijtë të Bogës dhe Rrugovës do të kenë kurorën e tyre, do të kenë unazën e tyre, në mënyrë që ato të mos i njohin vetëm banorët e Tropojës, të mos jenë vetëm vendet e legjendave, por ti njohin mbarë shqiptarët, ti njohë mbarë Evropa me bukurinë e tyre magjepsëse. Një perspektivë e jashtëzakonshme e turizmit e pret këtë vend, e pret mbarë Shqipërinë. Malet e këtij vendi janë të mbushura me minerale, krom, nikel hekur,flori,platin dhe të gjitha mineralet e tjera, por mbitoka është gjithashtu pasuria më e madhe, ndaj ju bëj thirrje të gjithëve ju këtu, ju bëj thirrje të gjithë banorëve të Tropojës, ju bëj thirrje të gjithë fermerëve shqiptarë, të mbjellin sa më shumë dru frutorë, të shkëputemi njëherë e përgjithmonë nga koncepti, në kohën e të cilit mbillnim sa për veten tonë. Sot, ne jemi në tregun më të madh të botës, jemi në tregun e Evropës dhe sot tregu është dhe do të jetë gjithnjë e më i garantuar. Ndaj dhe zoti kryetar i komunës të bëjmë gjithçka për të ndezur pasionin për krijimin e plantacioneve më të mëdha frutore, për krijimin e pyjeve drufrutorë, tha Berisha në Tropojë.
Gjate inaugurimit te rrugës Sopot-Kam kryeministri shoqërohej nga deputetet demokrate te qarkut te Kukesit, si dhe ministri i transporteve Olldashi. Vizitën e pare pas mese një dekade mungese, Berisha e zhvilloi ne Tropojë para zgjedhjeve te vitit 2009.
