E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vendos më 7 shkurt për ekstradimin e Assange

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange ka dhënë një deklaratë të shkurtër për shtyp në Londër, pasi është paraqitur në gjykatë gjatë paradites të së martës. Asange do të kthehet muajin e ardhshëm për një seancë të plotë dëgjimore përsa i përket kërkesës për ta ekstraduar atë në suedi, ku do të përballet me akuza për krime seksuale.

Themeluesi i Wikileaks premtoi se në faqen e internetit të themeluar prej tij, do të publikohen të tjera inforamcione sekrete, ndërsa gjykata e Londrës ka caktuar një datë tjetër, 7 shkurtin, duke shtyrë kështu për muajin e ardhshëm seancën dëgjimore për të.

Pala mbrojtëse tha se në favor të Assange, do të paraqesë javën e ardhshme edhe provat për këtë rast. 39- vjeçari australian, një ekspert kompjuterash i cili ka ngjallur zemërimin e Washingtonit duke publikuar materiale konfiedenciale, të diplomacisë amerikane në mbarë botën, gjithmonë ka deklaruar se është i pafajshëm për këto akuza dhe se pafajësia e tij do të provohet.

Gjykata londineze pritej të caktonte sot një afat për shqyrtimin e procedurës së dorëzimit eventual të tij në Suedi. Assange jeton aktualisht në arrest shtëpiak në Britani të Madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›