E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima të reja nga gripi i derrit

Pesë persona kanë humbur jetën nga gripi i derrit që është përhapur këtë sezon në Kroaci dhe Bosnjë.

Instituti i Shëndetit Publik tha se një 46-vjeçar i infektuar me virusin A-H1N1 ka vdekur në spital të Zagrebit, ndërsa vuante dhe nga çrregullime të tjera kronike. Kjo ishte viktima e tretë në këtë vend.

Deri tani, testet laboratorike kanë konfirmuar se rreth 300 njerëz janë të prekur nga ky virus në Kroaci.

Ndërsa, autoritetet shëndetësore në Bosnjë njoftojnë për vdekjen e një 55-vjeçari, i cili shënon viktimën e dytë nga virusi A/H1N1.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›