Kina, e indinjuar nga akuzat e Renault

Autoritetet kineze i cilësuan si të papranueshme akuzat që u janë adresuar në lidhje me përfshirjen e tyre në çështjen e spiunazhit industrial të prodhuesit francez të automjeteve, Renault.
Mediat franceze cituan “burime të sigurta” brenda shtëpisë prodhuese, duke thënë se dyshohej se informacioni ka kaluar për në Kinë. Megjithatë, nuk pati një akuzë zyrtare nga ana e Renault apo ajo e autoriteteve franceze.
”Spekulimet për përfshirjen e Kinës në këtë ngjarje janë tërësisht të pabaza, të papërgjegjshme dhe të papranueshme”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hong Lei.
Plane të përbashkëta midis Renault dhe Nissan për zhvillimin e makinave elektrike të së ardhmes u vodhën si pasojë e filtrimit të informacionit.