E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Rivotimi ka dëshmuar abuzimet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rivotimi i 9 janarit ka qenë përpjekje për të shenuar atë që ka qenë e mundshme që nga zgjedhjet e 12 janarit.

Duke vlerësuar se ka pasur ndërhyrje në proçesin zgjedhor, Mustafa theksoi se rivotimi ka dëshmuar një diferencë prej “rreth 31 mijë votash midis 12 dhjetorit dhe votimeve të 9 janarit”.

“Prej tyre, 21 mijë vota i kanë takuar Partisë Demokratike të Kosovës, që është argumenti më i mirë për abuzimet që kanë ndodhur”, ka thënë zoti Mustafa, për të shtuar se s`ka asnjë arsye për këdo që të mburret me këto zgjedhje.

Këto komente, zoti Mustafa i bëri gjatë homazheve te shtatorja e Enver Malokut, udhëheqës i Qendrës për Informim të Kosovës, në 12-vjetorin e vrasjes së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›