E Shtunë, 31 Tetor 2026

GjykataNje burg te perjetshem per Baren. Prokuroria kerkoi kater te tilla

TIRAN- Gjykates per Krime te Renda ne kryeqytet iu deshen 43 seanca gjyqesore te zhvilluara ne 20 muaj kohe per tu bindur se Alfred Shkurti alias Aldo Bare i njohur ndryshe edhe si kreu i bandes se Lushnjes eshte fajtor per nente vepra penale per te cilat u denua perfundimisht me nje burgim te perjetshem.


Ishte peseshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari e njohur edhe si bashkeshortja e Azam Hajdarit e cila pasi degjoi palet ne proces organin e akuzes dhe mbrojtjen vendosi deklarimin fajtor te te pandehurit Bare dhe denimin e tij me nje burgim te perjetshem dhe 146 vite burg per nente veprat penale.


Por ne bashkim te ketyre denimeve me nje te vetme sipas vendimit me nr. 16 i pandehuri Bare duhet te qendroi ne nje burg te sigurise se larte per gjithe jeten.


Nga ana tjeter kjo trup gjyqesore e shpalli te pafajshem te pandehurin Bare per akuzen e vrasjes se shtetasit Luan Bilbili per vrasjen e te cilit prokuroria kerkoj denimin e tij me burgim te perjetshem.


Gjate seances se djeshme gjyqesore gjyqtarja Hajdari lexoi vetem dispozitivin shkurtimin e vendimit per efekte kohe duke i vene ne dispozicion paleve nga nje kopje te vendimit te arsyetuar. Leximin e ketij vendimi i pandehuri Bare e ka ndjekur me nje qetesi te plot si asnjehere me pare ku me te deklaruar seancen e mbyllur nga gjyqtarja Hajdari ka shkembyer nje buzeqeshje dhe disa fjale me avokatin e tij Vladimir Mece.


Ishte ky i fundit qe ne seancen e para dy javeve kerkoi nga Gjykata qe te shpallet i pafajshem klienti i tij per shkak te mungeses se provave dhe politizimit te ceshtjes. Pas ketij vendimi avokati Mece u shpreh se do te ankimoj vendimin deri ne Gjykaten e Strasburgut.


Nderkohe pak jave me pare ishin dy prokuroret e ceshtjes Besnik Muci dhe Gentian Trenova te cilet lexuan konkluzionet perfundimtare ndaj te pandheurit duke kerkuar nga Gjykata denimin e Bares me kater burgime te perjetshme dhe 123 vite burg. Qe ne bashkim te denimeve perfundimisht me nje vendim te vetem ate te burgimit te perjetshem.


Vendimi


Sipas vendimit gjithcka ka nisur ne Korrik te 1997 kur eshte vrare nga Artur Daja vellai i Aldo Bares shtetasi Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabija keta te fundit se bashku me Aldo Baren dhe Enver Rabijan kishin shkuar per te vrare shtetasin Artur Daja qe ndodhej me shtetasin Genc Kashari dhe disa peersona te tjere Nga ky atentat mbeti i vrare Genci Kashari ndersa Artur Daja mbeti i plagosur.


Me passipas vendimit te gjykates me 3 Gusht 1997 Aldo Bare se bashku me te pandehurit Ilir Stergu Afrim Hoxha dhe Enver Dondollaku ne hyrje te qytetit te Lushnjes kane vrare shqiptaro-maqedonasin Xhevat Demiri pasi dyshonin se ishte shoku i ngushte i gjakesit Artur Daja.


Pas kesaj vrasje me 13 Shkurt 1998 ne vendin e quajtur Kolonje Lushnje i pandehuri Bare se bashku me te pandehurit Arben Borici Ilir Stergu dhe Enver Dondollaku kane vrare shtetasin Nimet Zeneli si dhe plagosur Masar Aliun dhe Gramoz Selmanin pasi ky i fundit ishte objektivi i kesaj vrasjeje meqenese diten e vrasjes se vellait te Bares ka qene ne tavoline me Dajen.


Disa dite me vone me date 22 Shkurt 1998 ne rrugen Kolonje- Bitaj te rrethit te Lushnjes eshte vrare shtetasi Masar Aliu nga te pandehurit Bare dhe te denuarit tashme Enver Dondollaku Ilir Stergu dhe Arben Borici.


Me fillimin e konflikteve mes Dajes dhe Bares ky i fundit ne bashkepunim me ushtaret e tij ne gusht te 1998 i vendosi zjarrin baneses se Shkelqim Haxhiut pasi dyshonte se i kishte sherbyer Artur Dajes me makine ne momentin e atentatit ndaj Bares.


Moment i krijimit te organizates e ashtuquajtura Bande e Lushnjes apo Grupi i Alfred Shkurtit eshte vrasja dhe dhunimi i kufomes se shtetasit Ramadan Shkurti vellai i Aldo Bares ngjarje e ndodhur ne muajin Korrik te vitit 1997 ne qytetin e Lushnjes. Kjo vrasje erdhi si pasoje e perballjes me banden e shtetasit Artur Daja banor i qytetit te Lushnjes.


Pas vrasjes se Ramadanit i vellai i Bares me qellim hakmarrjen ndaj shtetasit Daja dhe pjesetareve te bandes krijoi banden e tij. Nga shqyrtimi gjyqesore ka rezultuar se i pandehuri Bare ka pas nje rol dhe autoritet absolut ne organizate ku te gjithe anetaret e organizates kriminale kane pasur nje disipline te forte te drejtuar dhe te kontrolluar nga i pandehuri Bare. Ne gjithe veprimtarine e saj kjo organizate udhehiqej nga interesat e te pandehurit Bare.


Anetaret e organizates i drejtoheshin shefit te tyre Bares me nofkat te tilla si i madhi profesori kryetari e te tjera. Disiplina e forte dallohej qarte ne momentet kur urdhrat e te pandehurit Bare nuk beheshin te diskutueshem. Ato zbatoheshin me fanatizem nga te gjithe anetaret e organizates te cilet vepronin nepermjet ushtrimit te dhunes psikike fizike si dhe te veprimeve kriminale te tilla si rrahje heqje te lirise tortura vrasje.


e vijim te veprimtarise kriminale kjo bande eshte kujdesur vazhdimisht ne drejtim te ushtrimit te veprimtarive ekonomike ku pjesetare te organizates ushtronin role te caktuara. Keto veprimtari shtriheshin ne Lagunen e Karavastase ne shoqerine e Sport-Klub Lushnjes ne bingon e qytetit e tjera-thuhet nga prokuroria.


Dispozitivi i Vendimit


Aldo Bare per Vrasjen ne rrethana te tjera cilesuese kunder dy ose me shume personave ne bashkepunim per vrasjen e Genci Kasharit dhe plagosjen e Artur Daja u denua me 23 vite burg
Aldo Bare per Vrasjen me paramendim te shtetasit Xhevat Demiri te kryer ne kuader te Organizates Kriminale u denua me burgim te perjetshem
Aldo Bare per Vrasjen me paramendim te shtetasit Nimet Zeneli te kryer ne kuader te Organizates Kriminale u denua me 25 vite burg
Aldo Bare per Vrasjen me paramendim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Gramoz Selmani e kryer ne kuader te Organizates Kriminale u denua me 25 vite burg
Aldo Bare per Vrasjen me paramendim te mbetur ne tentative te shtetasit Masar Aliu e kryer ne kuader te Organizates Kriminale u denua me 25 vite burg
Aldo Bare per Vrasjen me paramendim te shtetasit Masar Aliu e kryer ne kuader te Organizates Kriminale u denua me 25 vite burg
Aldo Bare per Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe te municionit u denua 5 vite burg
Aldo Bare per Shkaterrimit te prones me zjarr te baneses se shtetasit Shkelqim Haxhiu e kryer ne kuader te Organizates Kriminale u denua me 10 vite burg
Aldo Bare per Krijimin e organizates kriminale u denua me 8 vite burg
Gjykata ne perfundim i jep denimin e vetem ate me burgim te perjetshem per te pandehurin Aldo Bare i njohur edhe si Alfred Shkurti apo kreu i bandes se Lushnjes

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›