E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen fuoristrada e biznesmenit

TIRAN - Shperthen fuoristrada Audi Q7 ne pronesi te biznesmenit te ndertimeve i njohur edhe si pronar i madh trojesh ne kryeqytet ndersa ska te lenduar apo te plagosur nga shperthimi.


Ngjarja ndodhi dje ne mbremje rreth ores 2100 kur automjeti i markes Audi Q7 ne pronesi te Genti Saukut 44 vjec ishte parkuar perballe Gardes se Republikes kur automjeti sapo kishte ndaluar dhe ishte ne parkingun e nje restoranti qe ndodhet hyrje te kodrave te Liqenit Artificial.


Biznesmeni sapo kishte zbritur nga vetura e tij dhe ishte drejtuar per ne ambientet e nje palestre stervitjeje qe ndodhet ne kryqezimin e rruges Deshmoret e 4 Shkurtit dhe asaj Adem Jashari. Shperthimi shkaterroi teresisht pjesen e perparme te automjetit ndersa sipas burimeve te policise ka demtuar motorin parakolpin shasine dhe pjeset e tjera ballore. Gjithashtu demtime moren edhe dyert e vetures luksoze me targa amerikane.


Altin Bega 41 vjec shoferi i biznesmenit nje ish-polic i komisariatit te Kamzes qe ndodhej disa metra larg vendit te ngjarjes nuk ka marre demtime apo plage nga shperthimi duke shpetuar mrekullisht. Shperthimi shkaktoi jo pak panik ne zonen perreth pasi edhe pse ne sasi te vogel jo me shume se 100 grame ai ishte shume i fuqishem.


Hetimet


Ne vendin e ngjarjes per shkak te vendndodhjes se saj prane Gardes se Republikes dhe jo shume larg Presidences mberriten me shpejtesi dhjetera forca policie te cilet rrethuan zonen aty prane me qellim nisjen e hetimeve te ngjarjes dhe zbardhjen e autoreve te mundshem te krimit.


Dyshimet paraprake te policise lidhen me ndonje konflikt te mundshem te biznesmenit te ndertimeve i cili eshte i perfshire ne nje seri te gjate investimesh publike dhe private ne vend. Hetuesit thone se dyshimet e tyre jane orientuar ne disa drejtime por se konfliktet e mundshme te vete ndertuesit dhe investitorit Sauku me persona te ndryshem eshte pista e pare qe po hetohet.


Ne te kundert hetuesit thone se nuk perjashtohet mundesia qe konflikti dhe ngjarja te kete lidhje me vete shoferin e automjetit Altin Begen. Ky i fundit mesohet se eshte larguar nga Policia e Shtetit afersisht pese vite te shkuara pas nje raporti te Avokatit te Popullit pas nje ankese te nje qytetari ne vend.


Aktivizimi i lendes plasese sipas burimeve te policise dyshohet qe paraprakisht te jete kryer nepermjet mekanizmit te celularit. Ne vendin e ngjarjes u bllokuan disa persona ne cilesine e deshmitareve te ngjarjes.


Policia mori deshmine e shoferit i cili iu tha hetuesve se nuk kishte dyshime apo konflikt te mundshem me ndonje person. Nderkaq policia mesohet se ka pyetur mbreme edhe biznesmenin i cili mesohet se ka pohuar gjithashtu se skishte pasur probleme apo konflikte.


Atentati
Eksplozivi u aktivizua me celular


Rreth ores 2100 vetura e biznesmenit Sauku e drejtuar nga shoferi i tij ndaloi perballe Gardes se Republikes pak perpara vendit ku ndodhej edhe palestra ku stervitej biznesmeni. Ai zbriti dhe u nis i qete sipas deshmitareve qe e kishin pare ndersa shoferi ndodhej jashte vetures.


Lenda plasese ishte vendosur poshte shasise se vetures ne pjesen e shoferit per te shkaktuar ndoshta humbjen e ekuilibrit prej ketij te fundit e me pas aksidentimin apo demtime te tjera te mundshme. Kjo eshte nje prej skemave qe policia dyshon se mund te jete perdorur nese atentatoret nuk kane pasur perpara syve te tyre veturen.


Ndersa nuk perjashtohet mundesia qe atentati te drejtohej ndaj shoferit dhe per kete qellim eshte lene te largohej biznesmeni Sauku. Pas pak sekondash aty mberriten disa efektive te Gardes se Republikes qe rrethuan vendin si dhe me pas drejtues dhe krere te policise qe nisen hetimin.


Pak dite me pare u qellua ndertuesi Dritan Avllaj


Atentati i djeshem i ndodhur me lende plasese eshte i dyti brenda kater diteve ndaj ndertuesve dhe biznesmeneve te qe veprojne dhe punojne ne Tirane. Ne mesjaven e kaluar persona te panjohur qelluan me arme dhe plagosen biznesmenin dhe ndertuesin Dritan Avllaj i njohur gjeresisht ne opinionin publik me emrin Tan Lepuri.


Ai mbeti i plagosur ne veturen e tij nga nje arme zjarri nderkohe qe po udhetonte bashke me shoferin ndersa shkonte per te takuar disa miq te tij ne nje lokal ne nje kompleks jo shume larg baneses se tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›