Gjykata:Të dalin grevistët.METE:Zbatim vendimit

Minatorët e Bulqizës, gjatë grevës së urisë
TIRANË- Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka apeluar sot për zbatimin e vendimit të gjykatës së Dibrës, për ndërprerjen e grevës së urisë së minatorëve nisur këtu e 25 ditë më parë.
Sipas vendimit të gjykatës, ndërprerja e punës në minierë ka sjellë rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin e minatorëve e bashkë me këtë edhe dëme të shumta ekonomike në drejtim të shtetit.
Për këtë gjykata kërkon ndërprerjen e grevës dhe daljen e minatorëve jashtë ambienteve ku janë ngujuar. Nga ana e saj, METE i kërkon strukturave përgjegjëse zbatimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Dibër dhe të lejohen specialistët të hyjnë në minierë për të bërë vlerësimin e dëmeve që janë shkaktuar.
Mësohet se bllokimi i punës bëhet shkak për shembje të punimeve minerare dhe shkatërrimin e makinerive të instatuala, që llogariten me një vlerë të madhe.