E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO REPORTAZH: Një lidhje e pazakontë

Nga Dushan Stojanoviç, Associated Press

As në ëndrrat e saj më të egra, Edmonda nuk do e kish imagjinuar se ajo do martohej me një djalë si Zorani, që do mbante fëmijën e tij e do jetonte në vendin e tij.

Ajo është myslimane shqiptare, ai është ortodoks kristian serb- dhe njerëzit e tyre janë urryer prej kohësh për shkak të luftës së përgjakshme për pavarësinë e Kosovës.

Por 36 vjeçarja, Edmonda Kardaku, u martua me Zoran Tomiç, njësoj si qindra bashkëatdhetare të saj, myslimane apo katolike, që kanë thyer tabutë dhe martohen me burra nga zonat rurale të Serbisë, ku femrat janë arratisur për në qytete ose jashtë vendit, duke shkaktuar një alarm për rënien e popullsisë.

Që të jemi të sigurt, paragjykimet dhe dyshimet ekzistojnë akoma. Merrni për shembull mamanë e Zoranit, që sërish i referohet Shqipërisë si Myslimania. Edmonda është në rregull. Por ajo vjen nga Myslimania. Ajo nuk ha mish derri, thotë 79 vjeçarja Radojka Tomiç.

Zorani thotë se përfaqëson një gjeneratë që nuk e vret mendjen për të tilla fanatizma. Edhe për Edmondën këto gjëra nuk kanë shumë rëndësi. Ajo thotë se është e dashuruar me burrin e saj.

Kur pashë Zoranin, asgjë nuk mund të më ndalonte. Ishte dashuri me shikim të parë, thotë ajo.

Zoran udhëtoi disa herë në Shqipëri për të takuar ndërmjetës shqiptarë. Nuk më pëlqente asnjëra, derisa njoha Edmondën, thotë ai.

U desh një ditë negociata dhe prindërit e saj më në fund u bindën. Sigurisht me pak ndikim financiar.

Kam shitur demin tim të preferuar për ta veshur atë në ar, thotë Zorani. Është një traditë shqiptare, quhet paja e nuses. I bleva unazë ari, varëse, byzylykë dhe vëthë. Më në fund pranuan.

Por historia e tyre është e kundërta e asaj të një çifti tjetër aty në fshat, ku serbi është shumë më i vjetër se gruaja e tij shqiptare. Zorani thotë se ai nuk e lejon të komunikojë gruan e tij me pjesën tjetër të fshatit, madje as më Edmondën.

Ai është i vjetër, ndoshta ka frikë se do e humbasë atë, thotë Zorani.

Stuhia e martesave serbo- shqiptare nisi në vitin 2008, kur një grup të moshuarish nga jugu i Serbisë krijuan një grup të ashtuquajtur Beqarët e Rashkës së vjetër, sipas rajonit të tyre.

Serbia e Shqipëria po përballen me një eksod të të rinjve nga zonat rurale në kërkim të jetës më të mirë. Nëse në Serbi largohen femrat, në Shqipëri largohen meshkujt.

Aktualisht janë rreth 8 mijë kërkesa emigrimi në pritje nga serbët, që shpresojnë të martohen me gra shqiptare, thotë Pavlo Jaku, një avokat që përfaqëson minoritetin serb në Shqipëri. Rreth 1 mijë martesa janë organizuar.

Vetëm në Rashkë kemi 100 martesa shqiptaro- serbe, që kanë prodhuar 50 fëmijë, thotë Radosav Matoviç.

Serbia ka një moshë mesatare prej 41 vjeç dhe 20 përqind e popullsisë janë mbi 65 vjeç. Në 370 fshatra nuk u lind asnjë fëmijë dekadën e fundit. Me një nga numrat më të ulët të lindjeve në Europë, popullsia po bie çdo vit me 55 mijë njerëz.

Pavarësisht kësaj, disa nacionalistë serbë janë të tërbuar me martesat. Një plan djallëzor kolonizimi: një Shqipëri e Madhe përmes seksit, shpallte një ditë me kryeartikullin e saj gazeta nacionaliste e Beogradit, Kurir.

Njerëzit tallen me shqetësime të tilla. Kush e çan kokën është shqiptare apo jo, ajo është e zgjuar dhe i pëlqen të punojë, thotë Matoviç.

Autoritetet serbe nuk i kanë injoruar zyrtarisht këto martesa. Ata druhen se këto martesa mund të cilësohen nga disa grupe të të drejtave të njeriut si trafik njerëzor.

Nuk është trafik nëse është vendimi i saj dhe ajo ka të drejtën e zgjedhjes. Por nëse e detyron të martohet, ky është krim, thotë nënkryetarja e parlamentit të Serbisë, Gordana Komniç.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se nuk kanë marrë asnjë ankesë nga gratë shqiptare. Sipas tyre, kjo do thotë se nuk ka pasur abuzime.

Megjithatë, në shenjë mbështetje të heshtur zyrtare për këto martesa ndëretnike, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçic, i dha së fundmi nënshtetësinë serbe në një ceremoni televizive një gruaje shqiptare, burri i së cilës kishte vdekur, duke e lënë atë të vetme për të rritur djalin e tyre.

Serbia e Shqipëria kanë lehtësuar procedurat e emigrimit për gratë shqiptare, ata kanë hequr kërkesat për vizë dhe kanë thjeshtuar procedurat për leje qëndrimi.

Vitin që shkoi, Daçiç i tha pasaportën serbe modeles braziliane Adriana Lima, sipas një ligji special pasi ajo u martua me ish- yllin serb të NBA, Marko Jariç.

Ato ndoshta nuk janë në faqet e para të revistave me shkëlqim, por a nuk e meritojnë dhe gratë shqiptare diçka të tillë, pyet Ivan Petroviç, një serb i përfshirë në ndërmjetësimin për çifte të mundshme.

Edmonda dhe bashkëshorti i saj, Zoran, në fshatin e Sadonjevës

Edmonda dhe Zoran shëtisin në fshat bashkë me qenin e tyre

Të dy bashkë punojnë në serë

Pasi mbarojnë punë në ara, kthehen me traktor n

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›