E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykate Emiljano Shullazi kerkon lirim nga burgu

Kerkesa ne Gjykaten e Krimeve te Renda te denuarit i mbeten edhe dy muaj burg per te perfunduar denimin

Emiljano Shullazi i denuar per Trafik nderkombetar te lendeve narkotike kerkon nga gjykata shuarje te mases se sigurise dhe lirim te menjehershem nga burgu. Kerkesa eshte depozituar nga avokati i tij ne Gjykaten e Krimeve te Renda nderkohe qe eshte hedhur ne short dhe do te shqyrtohet nga gjyqtari Ardit Mustafaj. Dosja mban nr. 66 e regjistruar me date 6 te ketij muaji dhe objekti i kerkeses se tij eshte skadimi i kohes se qendrimit ne burg nderkohe qe nga ana e gjyqtarit Mustafaj pritet qe te caktohet data dhe ora e seances se pare gjyqesore. I denuari Shullazi pretendon se ka ekzekutuar denimin e dhene nga gjykata nderkohe qe ne perllogaritje i mbeten edhe dy muaj burg per te perfunduar denimin. Ky i denuar eshte arrestuar ne mars te vitit 2006 dhe ka qendruar ne paraburgim deri ne 17 shkurt te ketij viti dite kur u dha vendimi nga ana e Gjykates se Krimeve te Renda. Nga kjo gjykate u shpall fajtor dhe u denua me 13 vjet heqje lirie nderkohe qe ne aplikim te gjykimit te shkurtuar i mbeteshin vetem 8 vjet burg per te vuajtur. Por disa muaj me vone Gjykata e Apelit per Krime te Renda e uli masen e denimit me 10 vjet heqje lirie ku i pandehuri Shullazi perfitoi serish ulje 2 vjet te denimit nga ku ne aplikim te gjykimit te shkurtuar i mbeteshin per te vuajtur vetem gjashte vjet e tete muaj burg. Ne total Shullazi i cili aktualisht ndodhet duke vuajtur denimin ne burgun e Fushe-Krujes ka qendruar rreth kater vjet ne paraburgim dhe 6 muaj si i denuar dhe perfundimi i denimit i bie ne fund te muajit dhjetor te ketij viti apo ne janar te vitit 2011. I denuari Emiljano Shullazi u denua me akuzen se ka drejtuar nje organizate kriminale qe trafikonte heroine nga Turqia ne Itali duke kaluar transit ne territorin shqiptar. Furnizuesi ishte nje shtetas turk ndersa korriere te droges ishin shtetas kosovare shqiptare dhe kroate. Nepermjet korriereve organizata ka trafikuar rreth 150 kilograme heroine dhe perzieres. Anetaret e organizates u identifikuan nepermjet pergjimeve telefonike qe ishte dhe prova me e forte ne proces. Sipas vendimit te gjykates rezultonte se disa shtetas shqiptare ne bashkepunim dhe me shtetas te huaj ne vitin 2004 kane eksportuar lende narkotike ne Itali te cilen e merrnin kryesisht nga nje furnitor nga Turqia dhe ne disa raste e kalonin transit ne Shqiperi. Sipas Prokurorise jane gjithsej 6 episode ku kryesisht prova me e forte jane pergjimet. Te pandehurit kane rene ne gracken e policise nepermjet pergjimeve telefonike. Madje behet e ditur se ne mes te ketij rrjeti te trafikut te heroines ka qene edhe nje punonjes policie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›