Imami ne Bruksel Konsensus per konceptin strategjik te NATO-s
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami mori pjese ne ministerialin dydimensional te NATO-s per faktin se moren pjese si ministrat e Mbrojtjes ashtu dhe ata te Jashtem te vendeve anetare qe u zhvillua ne Bruksel me date 14 tetor. Ministeriali u hap me takimin e ministrave te Mbrojtjes se Aleances Atlantike te cilat diskutuan konceptin e ri strategjik te NATO-s. Ky koncept lidhet se pari me modernizimin e kapaciteteve te mbrojtjes se NATO-s rritjes se performaces ne perballimin e krizave dhe zhvillimin e partneriteteve me te gjera ne bote. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i pranishem ne kete samit i pyetur nga gazetaret lidhur me qendrimet e vendeve anetare u shpreh se ka nje konsensus te tyre lidhur me kete koncept te ri strategjik. Vlen per tu theksuar se ka nje konsensus te gjere. Te gjithe jane dakord per rrugen qe duhet te ndjekim duke i paraprire keshtu vendimeve qe kryetaret e shteteve do te marrin ne Samitin e Lisbones ne muajin nentor. Sa i takon interesimit te mediave lidhur me gjendjen aktuale qe reflekton Shqiperia modernizimin dhe reformat e FA-ve si pjese e konceptit te ri strategjik ministri Arben Imami theksoi Besoj se kemi arritur nje maksimum te larte. Shqiperia ka nje plan disavjecar te shqyrtimit te ristrukturimit te kapaciteteve ne menyre qe kjo rritje ti sherbeje sa me mire edhe ngritjes se kapaciteteve te Aleances njekohesisht. Ne vitin e ardhshem ashtu si dhe vendet e tjera te Aleances Shqiperia do te reflektoje ndryshimin e detyrave dhe misioneve operacionale. Ne kemi hedhur kapacitetet e misioneve ne luftim dhe do te shfrytezojme maksimalisht te gjitha mundesite per shtimin e ketyre kapaciteteve por rritjen e kapaciteteve edhe ne sektoret e trajnimit dhe monitorimit. Nga viti 2011 deri ne vitin 2015 keto do te jene disa nga drejtimet ku do te fokusohemi.