E Diel, 1 Nëntor 2026

Benjelloun koordinatore te Agjencive te Kombeve te Bashkuara

Presidenti i Republikes Bamir Topi akreditoi dje Zineb Touimi-Benjelloun si koordinatore te Agjencive te Kombeve te Bashkuara dhe Perfaqesuese e Perhershme e Programit te Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara PNUD ne Republiken e Shqiperise.
Para se te merrte detyren e saj ne Shqiperi znj. Zineb Touimi-Benjelloun ka sherbyer si Perfaqesuese e Fondit te Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara per Grate UNIFEM tani pjese e UN Women ne Marok dhe si drejtoreshe Rajonale e Programit te UNIFEM-it ne Afriken e Veriut. Nderkohe perpos kesaj Zineb Touimi-Benjelloun ka qene koordinatore e Programit per UNIFEM-it ne Afriken e Veriut. Ajo ka sherbyer si keshilltare e UNIFEM-it per ceshtjet gjinore per Marokun Algjerine e Tunizine dhe me pare si asistente Perfaqesuese e Perhershme e Fondit te Kombeve te Bashkuara per Popullsine UNFPA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›