E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykatësit e Karaxhiçit vizitojnë Srebrenicën

Gjykatësit e procesit kundër ish liderit të serbëve Bosnjes, Radovan Karaxhiç, kanë nisur një vizitë në Srebrenicë, vendin ku ka ndodhur masakra më e madhe në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjykatësit kanë vendosur që të vizitojnë Srebrenicë, ka thënë zëdhënësja Nerma Jelaçiç për agjencinë AFP.

Ata po shoqërohen nga përfaqësues të zyrës së pokurorisë dhe ekipit mbrojtës.

Si president i serbëve të Bosnjes në kohën e luftës, Karaxhiçi,  përballet me 11 akuza për genocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për rolin e tij në luftën e Bosnjes, nga e cila humbën jetën 100 mijë njerëz dhe mbeten pa strehë 2.2 milionë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›