Nigeri, defekti në motorë shkak për rrëzimin e avionit

"Ekuipazhi njoftoi për një fatkeqësi të mundshme për shkak se të dy motorët dolën jashtë përdorimit", deklaroi drejtori i Aviacionit Civil, Harold Demuren, pa dhënë detaje për arsyet e mosfunksionimit të tyre.
Një avion i tipit "MD-83" i kompanisë ajrore nigeriane, "Dana Air", i linjës Abuxha-Lagos u përplas mbi një lagje shumë të populluar, në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit Lagos duke shkaktuar të paktën 153 të vdekur, pasagjerët në bordin e mjetit fluturues, po ashtu një numër ende të papërcaktuar banorësh kanë humbur jetën nga aksidenti.
Skuadrat e shpëtimit vazhduan sot nxjerrjen e trupave të pajetë, kryesisht të djegur nga rrënojat e trupit të avionit./Start/
2012-06-05 09:50