E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin mbërrin në Kinë, energjia temë kryesore e bisedimeve

Putin tha para nisjes së udhëtimit se ai dëshironte të nxiste shkëmbimet tregtare me sy vendeve, të cilat aktualisht kanë arritur në 84 miliardë dollarë.

Gjatë takimeve, Putin pritet që gjithashtu të diskutojë me homologun Hu Xhintao dhe kryeministrin kinez, Ven Xhibao, lidhur me krizën në Siri.

Deri më tani Rusia dhe Kina i kanë rezistuar presionit të shteteve perëndimore për të larguar nga pushteti Presidentin Bashar Al-Asad.

Presidenti Putin, më vonë gjatë ditës së martë pritet të takojë Presidentin kinez, Hu Xhintao.

Putin udhëheq një delegacion të madh, mes të cilëve janë edhe gjashtë ministra, kreu i Gazpromit dhe krerë të kompanive të tjera energjetike.

Putin tha për median kineze se kishte synim që shkëmbimet tregtare të dy vendeve të arrinin në 100 miliardë dollar në vitin 2015 dhe në 200 miliardë dollar në vitin 2020.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-06-05 12:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›