E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, marsh kundër rrugëve furnizuese të NATO-s

Mijëra pakistanezë islamikë kanë protestuar dje në Islamabad kundër rihapjes së rrugëve të furnizimit të NATO-s në Afganistan.

Rreth 15 mijë protestues u mblodhën jashtë parlamentit të Pakistanit pas një “marshimi të gjatë” ku brohoritën sllogane kundër SHBA-ve dhe valëvitën pankarta të Këshillit Pakistanez të Mbrojtjes, një koalicion që organizoi marshin protestues nga qyteti lindor i Lahores.

Këshilli është një aleancë e partive politike dhe organizatave fetare që bëjën fushatë për shkëputjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe Indinë.

Qeveria e Pakistanit ra dakort që të rihapë rrugët tokësore të furnizimit të NATO-s javën e kaluar pas një bllokade shtatë mujore, të shkaktuar nga një sulm ajror i NATO-s në një postbllok kufitar, ku u vranë 24 ushtarë pakistanezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›