E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykimi ndaj Albin Kurtit shtyhet për në prill

Ky veprim ndërmerret për shkak të mungesës së Kurtit në këtë seancë, por edhe për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës, Ramiz Krasniqi dhe gjykatëses vendore në panel, Fllanza Kadiu.

Gjatë një konference para fillimit të seancës së sotme gjyqësore, Kurti deklaroi edhe njëherë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së EULEX-it për tu paraqitur në seancë.

Ndërkohë në atë moment, dhjetëra aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” ishin mbledhur në oborrin e organizatës.
Albin Kurti akuzohet për “pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” e ka cilësuar procesin gjyqësor kundër tij të motivuar politikisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›