E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, shpërthen bombola e gazit, dy të plagosur

Ngjarja ndodhi sot në orët e mesditës në Tiranë në katin e pestë të një pallati pranë ambasadës rumune në kryeqytet.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të shuar flakët që përpinë banesën. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që policia ka mbërritur gjithashtu pranë ngjarjes për të hetuar rrethanat.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e djegieve për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›