Kushner: BE s’do të presë përgjithmonë GJND-në
Në një intervistë për BBC-në, Kushner ka thënë se Beogradi zyrtar duhet të heqë dorë nga qëndrimi i dyfishtë; njëri për integrimin në BE, dhe tjetri për marrëdhëniet me Kosovën.
Ministri francez tha se BE-ja nuk do të presë përgjithmonë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili sipas tij, nuk mund të ndikojë në qëndrimin e 27 vendeve anëtare të BE-së për procesin e zgjerimit.
Ai tha se BE-ja nuk do të lejojë krijimin e një konflikti të ngrirë në Ballkan. Kushner vlerësoi se nuk do të ketë parakushte për hyrjen e Serbisë në BE, por do të ketë domosdoshmëri për marrëdhënie të mira.
Sipas tij, Kosova do të mund t’i bashkohet BE-së pas Serbisë, ose në rastin më të mirë njëkohësisht me të, dhe përçoi porosinë e vendit të tij se Franca do të mbështesë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane.