Gjyqësori: Vetëveprim apo ligj?
1. Një sistem gjyqësor që jep drejtësi në mënyrë të paanshme, të drejtë e të ndershme po konceptohet gjithnjë e më shumë si një dosmosdoshmëri nga shoqëria në tërësi. Çështja nuk është tashmë vetëm elitare. Ndërgjegjësimi dhe presioni shoqëror përbëjnë kushtin e nevojshëm të ndryshimit. Por që ndryshimi të ndodhë realisht, presioni duhet të arrijë të mposhtë interesat e investuara në ruajtjen e gjendjes aktuale. Ndër të tjera, vetë trupat e të gjithë gjyqtarëve duhet të kalojnë nivelin kritik të ndërgjegjësimit për rolin e vet në transformimin e kërkuar të sistemit gjyqësor.
2. Zëvendësimi i disa anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me mandate të tejkaluara tashmë, kërkon mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare me qëllim zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLD nga radhët e gjyqtarëve. Ndërkaq, ligji "Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare" është shfuqizuar tërësisht nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj nr. 25, datë 05.12.2008. Situata kërkon zgjidhje.
3. Mes radhëve të gjyqtarëve janë shfaqur dy rryma mendimi e që po marrin edhe nuancat e dy palëve në konflikt. Njëra rrymë shprehet se zgjidhja është veçse me një ligj të miratuar me 3/5 e votave të të gjithë deputetëve e çdo mënyrë tjetër do të ishte antikushtetuese. Me një farë ndrojtjeje, rryma tjetër shprehet se Konferenca Gjyqësore Kombëtare mund të zgjedhë anëtarët e rinj të KLD edhe me nismën e vet. Dy rrymave iu janë bashkuar edhe qëndrimet e segmenteve të politikës, pushtetit e deri ai i opinionistëve. Vetëm me ligj apo edhe pa ligj, kjo duket se është bërë çështja.
4. Në vendimin e sipërcituar të Gjykatës Kushtetuese, faqe 14 thuhet: "Gjykata vlerëson se neni 147, pika 1, që ka sanksionuar kompetencën e Konferencës Gjyqësore Kombëtare për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga gjyqtarët e të gjitha niveleve, mbetet një dispozitë e zbatueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë".
5. Çdo mendje e kthjellët dhe shpirt i çlirët nga konflikti i interesit, arrin në përfundimin se çështja në diskutim nuk është domosdoshmëria e ligjit pa të cilin çdo veprim qenka antikushtetues, por oportuniteti i zgjedhjes së një nga dy mënyrat plotësisht kushtetuese: vetëveprimi i trupës së të gjithë gjyqtarëve përkundrejt nismës ligjore të politikës, pra një ligji me 3/5 e të gjithë deputetëve.
6. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u jep përgjigje edhe çështjeve që lidhen me anëtarësinë e gjyqtarëve në konferencë, barazinë e votës dhe çështje të tjera që do të rregullonin mirëfunksionimin e kësaj konference për qëllimin e nenit 147/1. Qoftë një statut a rregullore e kësaj konference, produkt i vetë gjyqtarëve apo qoftë një ligj i ri, produkt i politikës s‘ka se si t‘u shmanget përcaktimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me cilësitë e procesit zgjedhor të anëtarëve të rinj të KLD nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare.
7. Siç ndodh rëndom me debatin e palëve në konfliktet tona, vihen në diskutim faktet e qarta dhe/ose vendimet e padiskutueshme dhe shmanget diskutimi për çështjet për të cilat ka më shumë se një opsion të vlefshëm siç është ky rast. Zakonisht, shohim vetëm një rrugë kur ka dy e më shumë dhe diskutojmë o ajo rrugë o s‘ka tjetër.
8. Duke pranuar se të dy mënyrat do të mund të prodhonin rregulla njësoj të pranueshme për procesin zgjedhor të anëtarëve të rinj të KLD, për shkak të përcaktimeve të Gjykatës Kushtetuese, shtrohet pyetja se cila nga dy mënyrat do të kishte shanse më shumë që të krijonte efektin më të lartë pozitiv për dobinë publike.
9. Nëse do të ndodhte që gjyqtarët e të gjitha niveleve do të mblidheshin në Konferencën e tyre Gjyqësore Kombëtare dhe të zbatonin drejtpërdrejt nenin 147/1 të Kushtetutës, kjo do të përbënte standardin më të lartë të zbatimit të saj. Ngjarja do të ishte një sinjal se trupa e gjyqtarëve ka tejkaluar masën kritike të ndërgjegjësimit për të drejtën dhe rolin e vet në reformën dhe vetadministrimin e pushtetit gjyqësor. Kjo ngjarje do të ishte gjithashtu një goditje për traditën e deritanishme të patronazhit, kontrollit dhe manipulimit të trupës së gjyqësorit nga segmentet e tjera të pushtetit.
10. Duke qenë një e drejtë me rëndësi thelbësore, zbatimi i drejtpërdrejtë i Kushtetutës nuk përbën një detyrim të gjyqtarëve lidhur me këtë çështje. Dështimi i vetëveprimit, qoftë se gjyqtarët nuk duan të ushtrojnë të drejtën, qoftë se nuk janë ende të aftë apo druhen ta ushtrojnë atë, do të kërkonte zgjidhjen tjetër, ligjin specifik të miratuar me 3/5 e të gjithë deputetëve. Nëse nuk e ushtron të drejtën tënde, dikush tjetër do ta ushtrojë atë në vendin tënd. Vakumi i vetëveprimit të gjyqtarëve do të plotësohej nga nisma politike. Në një rast të tillë shkalla e realizimit të dobisë publike do të ishte më e vogël për aq sa ç‘është dobia publike e vetëveprimit të gjyqtarëve.
11. Edhe politika, e përçarë e nën bojkotin opozitar, mund të vazhdojë të dështojë në prodhimin e një ligji specifik që kërkon domosdoshmërisht konsensusin bipartizan. Kushtetuta nuk na lë në baltë gjithsesi. Për sa kohë s‘ka zgjedhje të reja, anëtarët aktualë të KLD-së qëndrojnë në detyrë. Ky rast do të ishte minimumi i shkallës së realizimit të dobisë publike, pasi arrihet veçse vazhdimësia funksionale e KLD-së, por jo ripërtëritja e saj.
12. Do ishte e udhës që të mundësohej realizimi maksimal i dobisë publike. Për këtë kërkohet vetëveprimi koherent dhe në unitet i bashkësisë së gjyqtarëve. Momenti po iu ofron një shans të madh. Gjyqtarët shfaqen të përçarë. Duket më e mundshme se do e humbasin këtë shans. Ne gjithashtu do humbasim realizimin maksimal të dobisë tonë. Për zgjidhjen bipartizane të politikës, e dyta në radhë, do na duhet të presim edhe ca, ndoshta shumë. Në përfundim, siç na ndodh shpesh me këto punërat tona, përfundojmë te varianti i tretë, te zgjidhja dhe/ose zgjedhja minimale.