Malaj: Një grup në PS mezi pret të na ndëshkojë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Arben Malaj, analizon në një intervistë për "Shqip" aksionin e deputetëve të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe.
Zoti Malaj, prej disa ditësh nuk ka më aktivitete publike të deputetëve të grupuar në atë çka u cilësua Lëvizje për Mendim Ndryshe brenda Partisë Socialiste. Çfarë po ndodh konkretisht?
Ne vazhdojmë të jemi aktivë në këtë debat publik. Vlerësoj se dita e hënë do të ishte një moment shumë i mirë që kur ministrat e Jashtëm të BE-së të deklarojnë pranimin e kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar, grupi ynë parlamentar të merrte pjesë në seancë. Nuk duhet harruar kushti që kërkesa për anëtarësim në BE duhej bashkëshoqëruar nga rezoluta e Parlamentit: PS e inicioi dhe e mbështeti këtë rezolutë, pra kërkesa nuk ishte thjesht e qeverisë "Berisha", por edhe e Partisë Socialiste, është kërkesa e gjithë shqiptarëve. Është pranuar kërkesa e të gjitha forcave politike, është pranuar mbështetja e mbi 90% të shqiptarëve, ndaj duhet të jemi në Parlament për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj Këshillit të Europës, ndaj Komisionit Europian, ndaj Parlamentit Europian për mbështetjen që po i japin ëndrrës sonë europiane. Ne duhet të jemi për të rikonfirmuar se për PS-në integrimi i vendit dhe reformat e saj do të jenë përherë prioritare, duke ritheksuar se standardet e zgjedhjeve janë një kusht e prioritet i panegociueshëm dhe i patolerueshëm. Mungesa jonë në Parlament në këtë ditë do të jetë e pajustifikueshme, për mua personalisht është e trishtueshme. Ne duhet të dalim mbi vetveten për këtë sfidë historike dhe kombëtare. Për shkak të protestave në qytete të ndryshme të vendit, në respekt dhe mirënjohje të anëtarësisë së PS-së kemi reduktuar takimet publike nëpër rrethe të ndryshme të vendit, por nuk kemi ndalur për asnjë rast qëndrimin tonë publik kundër radikalizimit të një pjese të PS-së dhe kemi qartësuar kostot e rënda të qëndrimeve bojkotuese dhe radikale për të ardhmen e saj politike. Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë dhe avantazhet të jetë jo thjesht një opozitë kundër, por të jetë realisht opozita me alternativën më të mirë.
A keni një vlerësim tuajin mbi aksionin opozitar të këtyre dy muajve. Ka pasur protesta ku ju keni marrë pjesë ndryshe nga kolegët e tjerë të grupimit. Kemi të bëjmë me përçarje apo çfarë?
Qëndrimi ynë është unik në thelbin e debatit publik për sfidat e PS-së, ne jemi unikë në qëndrimin që PS duhet të ndërpresë sa më parë bojkotin e Parlamentit jo si "shërbim" ndaj Berishës, por si shërbim ndaj vendit të saj. Ky është një këndvështrim afatmesëm dhe afatgjatë pozitiv, larg qëndrimeve abuzive afatshkurtra. Ne nuk jemi lodhur të jemi unikë në çdo diskutim për çështje të ndryshme, ky është thelbi i ndryshimit nga një parti e kryetarit në një parti të ekipeve; nga një parti "solidare" dhe me disiplinë revolucionare në një parti të vizionit dhe shpresës, në një parti të debateve, në një parti ku të gjithë respektojnë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. PS duhet të jetë partia ku fitorja të arrihet nga epërsitë e vizioneve, strategjive dhe ekipeve, dhe jo thjesht nga kulti i liderit absolut. Ne nuk kemi qenë kundër protestave edhe pse jemi skeptikë për suksesin e tyre, aq më tepër që kemi argumentuar se opozita parlamentare mund t‘i bënte më të efektshme protestat.
Është deklaruar se një moment i përshtatshëm për hyrjen në Kuvend është edhe kalimi i marrëveshjes së ujërave territorialë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në fakt, a ekziston kjo periudhë kohore dhe kur do të ndodhë?
Ka shumë arsye të rëndësishme pse opozita duhet të jetë në Parlament. Vlerësoj se momenti më i rëndësishëm edhe për misionin e opozitës, është domosdoshmëria për të mbështetur gjithë reformat që përshpejtojnë integrimin e vendit. Ajo marrëveshje dhe ai ligj mund të diskutohej me opozitën edhe më parë. Transparenca është ilaçi më i mirë për të shëruar sëmundjen e grindjeve partiake për çështje shumë të rëndësishme kombëtare. Për ligjin duhet të pritet Gjykata Kushtetuese. Personalisht do të vlerësoja faktin që për këtë debat duhet të ketë më shumë vend për ekspertët e të gjitha forcave politike, duhet të ndiqet rruga institucionale, dhe duhet të reduktohet në maksimum çdo mundësi për ta përdorur thjesht për sherre partiake.
A i trembeni marrjes së masave ndëshkimore nëse ju do të hyni në Parlament brenda dhjetorit siç është paralajmëruar?
Nuk i trembemi asnjë mase ndëshkimore, jemi përpjekur dhe do të përpiqemi publikisht të fitojmë debatin pse PS duhet të jetë parti e institucioneve, parti e përgjegjësisë për fatet dhe sfidat historike të vendit të saj dhe pse PS nuk mund të jetë një parti bojkotuese. Drejtimi i PS-së sot është në momente kritike. Institucionet dhe forumet e saj gati nuk ekzistojnë. 64 deputetët e PS nuk kanë asnjë organizim të gatshëm parlamentar. Më shumë se përgatitja për të qenë sa më të suksesshëm në debatet publike ndaj keqqeverisjes së vendit, i vetmi aktivitet publik i PS është protesta ose konferenca shtypi, aq sa mungesat për mospjesëmarrje në protesta të kujtojnë mungesat në kohën e zboreve, ku edhe pse me armë druri, në qoftë se mungoje mund të të shpallnin armik të Partisë. PS realisht ka qenë forca politike e vizionit, përkushtimit, e përgjegjësisë dhe efikasitetit politik. Në këtë tendencë radikalizuese të PS-së nuk është çudi të rritet solidariteti revolucionar ndaj udhëheqjes. Nuk është e vështirë të konstatohet që ka një grup që mezi pret të penalizojë kolegët, sepse për ta makiavelizmi është bibla e tyre politike. Ata që synojnë të bëjnë karrierë në PS si militantë besnikë kundër kolegëve të tyre me mendim ndryshe, ata që presin vende vakante nga penalizimi përjashtues i kolegëve të tyre, ose do të duhet të presin gjatë, ose do të kenë karrierë të shkurtër politike, por në të dyja rastet karriera e tyre do të jetë në trajtë zvarranike. "Shumicat" besnike që mund të na penalizojnë nuk mund të na pengojnë t‘i shërbejmë modernizimit të PS-së brenda forumeve të saj dhe në debate publikisht. Ne nuk jemi në garën kush shkon individualisht në Parlament, ne nuk jemi në garën kush i "shërben" më mirë Berishës apo kësaj mazhorance, ditën apo natën, drejtpërdrejt apo indirekt. Kjo strategji përçarëse dhe denigruese është mentalitet dështakësh. Për ne politika është investim afatgjatë, ajo ka oshilacionet e saj, ka edhe kostot e saj, pa të cilat nuk mund të presësh një influencë pozitive në rritje, mbështetja mund të jetë më e madhe kur ke aleat qartësinë e argumenteve dhe faktorin kohë.
Partia Socialiste ka vendosur tanimë të bojkotojë zgjedhjet e pjesshme të së dielës. Çfarë kostoje ka për të ardhmen politike të saj ky veprim?
Ndihem i trishtuar, është diçka e rëndë për çdo forcë politike aq më tepër për PS-në. Ne mund të bëjmë një opozitë të orientuar nga sfidat e vendit, ne duhet sa më parë të qartësojmë çdo socialist, çdo simpatizant dhe çdo mbështetës se PS-ja nuk synon të bojkotojë zgjedhjet vendore, por ka synim t‘i fitojë ato. Për strategjinë e fitores dhe për epërsitë për fitoren puna duhet të kishte filluar. Bashkitë dhe komunat ku drejtojnë socialistët duhet të jenë pikënisja më e mirë e modelit më të mirë për të fituar zgjedhjet. Asnjë paqartësi, asnjë hezitim, asnjë çoroditje spontane nuk duhet të cenojë objektivin për të fituar zgjedhjet e ardhshme vendore. Shpresën e fitores mund ta ushqejë më mirë opozita parlamentare, mund ta mbështesë më mirë qëndrimi i qartë kritik, këmbëngulës, por edhe bashkëpunues në përmbushjen e kushteve që shqiptarët të fitojnë sa më shpejtë lëvizjen e lirë dhe që vendi të fitojë sa më parë statusin e vendit kandidat. Komisionin Parlamentar të Integrimit të vendit duhet ta drejtojë PS, kontrolli parlamentar nga opozita për mosplotësimin e kushteve duhet të jetë ditor dhe debati parlamentar edhe çdo javë. Humbëm një mundësi për lëvizjen pa viza, qeveria ka dështuar, por do të penalizohen të gjithë shqiptarët që jo vetëm nuk fituan lirinë e lëvizjes pa viza, por mund ndiejnë vështirësi udhëtimi në rritje edhe në vendet fqinje. Ndaj ky nuk është një moment për të "gëzuar", por për të marrë përgjegjësinë e bashkëpunimit dhe avantazhin që ndërsa qeveria e vetme dështoi, angazhimi i opozitës solli suksesin. Nuk është se ne heshtim në forume dhe komunikojmë vetëm me publikun, ne nuk kemi ngurruar të diskutojmë drejtpërdrejt me të gjithë kolegët tanë, por ne nuk mund të heshtim dhe të bëhemi bashkëfajtorë në radikalizimin e PS-së dhe në humbjet e saj të përsëritura. "Kujdes se mos dëgjon fqinji!", nuk është një rregull etike që u rekomandohet forcave politike. Opinioni publik nuk është se nuk i di debatet, jo thjesht se një pjesë janë publike, por edhe sepse një pjesë e tyre pas dyerve të mbyllura për median, u shitën herë pas here sipas interesave konkrete të individëve konkretë, duke i deformuar apo duke bërë tregti influencash negative.
Teksa po punohet për ndryshimet në statutin dhe programin e partisë a ka grupi i Mendimit Ndryshe një platformë konkrete dhe kur do ta paraqesë atë?
Kemi deklaruar se do të jemi kontribuues aktivë të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme për çdo forcë politike. Jemi prezent në debate dhe forume publike, do të jemi konkretë edhe në fazat që do të diskutohet për to në forumet e PS. Lidhur me përmirësimet në statut, kemi prezantuar publikisht qëndrimet tona, 300 anëtarë të kongresit mbështetën një paketë përmirësuese. Kjo paketë është pjesë e dokumenteve të Kongresit të PS-së dhe askush nuk mund ta injorojë këtë fakt, grupet e punës mund t‘i disponojnë menjëherë këto propozime. Personalisht, në paketën konkurruese në kongres, kam depozituar një paketë propozuese për përmirësimet statutore. Kolegu Lakrori kur konkurroi paraqiti edhe ai një platformë konkrete për përmirësimet programore dhe statutore të PS-së. Në këtë aspekt, propozimet janë publike, konkrete, janë të dokumentuara. Nëse ka vullnet pozitiv, ato mund të shqyrtohen nga grupi i punës, kolegët tanë mund të qartësojnë propozimet që ata pranojnë dhe për cilin kërkojnë ballafaqim argumentesh. Gjithçka varet nga objektivi konkret që kanë grupet e punës: do të orientohet nga modeli i deritanishëm, nga modeli i partisë së kryetarit dhe me pushtet absolut apo partinë e ekipeve. N.q.s synohet modeli i parë mund të ketë ndryshime statutore për një disiplinë revolucionare në rritje. N.q.s do të ofrojnë një model të ri duhet të krijojnë më shumë akses për Mendimin Ndryshe dhe bashkëjetesën e tyre, duke i dhënë PS-së fleksibilitetin e nevojshëm për ta bërë atë realisht forcë politike të vizioneve, strategjive, të debateve dhe ekipeve novatore e të përkushtuara. Ne do t‘i prezantojmë edhe publikisht qëndrimet tona si kontribut për Partinë Socialiste, duke e vlerësuar këtë si rruga më e mirë për PS dhe për demokracinë e vendit tonë.