Si u kopjua keq ligji "Antimafie"
Ligji i pagëzuar me emrin "Antimafie" do të hynte në fuqi në vitin 2004, pas ngritjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Me nismën e ish-kryeministrit Fatos Nano dhe ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, do të merrej modeli italian i ligjit që kishte sekuestruar asetet e vëna nga mafia në fillim të viteve ‘90. Ministria e Drejtësisë, në atë kohë, hartoi në një kohë rekord ligjin dhe e dërgoi atë në qeveri. Me numrin 9284, datë 30.09.2004, ka hyrë në fuqi duke u zbatuar në terren fillimisht për pronat e të pandehurit Aldo Bare dhe më pas ato të Lulzim Berishës dhe Nikolin Cakos. Brenda një kohe të shkurtër, Krimet e Rënda shkatërruan rreth 10 organizata kriminale, ndërsa sekuestruan miliona euro, që me procese gjyqësore i kaluan shtetit për përdorim dhe administrim. Gjithçka po funksiononte shumë mirë, përveç disa problemeve me administrimin e pronave, ku Ministria e Financave po haste disa vështirësi në terren. Mund të përmendet përdorimi i automjeteve të bllokuara dhe laguna e Karavastasë.
Kolegjet e Bashkuara
Shumica e të pandehurve që u ishte bllokuar pasuria po ankimonin vendimin e bllokimit në gjykatë. Njëri prej tyre, Xhevdet Troplini, i akuzuar për trafik lëndësh narkotike, e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar që pasuria dhe pronat e tij, objektet e ish-ndërmarrjes së rritjes dhe zënies së peshkut në Durrës me sipërfaqe të përgjithshme prej 9900 m2, vlerat monetare prej 23 726 600 lekë, 20 505 euro dhe 203 dollarë amerikanë, të zhbllokoheshin dhe t‘i viheshin përsëri në zotërim. Pas disa problemeve procedurale në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të Apelit të Krimeve të Rënda, Gjykata e Lartë e kaloi çështjen te Kolegjet e Bashkuara, ku do të merrej një vendim unifikues, i cili do të zbatohej nga të gjitha gjykatat e Shqipërisë. Pas diskutimeve të gjata, shumica e Kolegjeve të Bashkuara mendonin se "masat parandaluese pasurore të parashikuara nga ky ligj (ligji Antimafie), në parim mund të gjejnë zbatim, pasi ka filluar një procedim penal, ashtu edhe pas përfundimit të tij". Ndërsa më pas do të argumentonin të gjitha ndryshimet. Sipas tyre, nëse një person është arrestuar për trafik droge në vitin 2007, verifikimi i pasurisë fillon pas atij momenti. Pra, sekuestrohet lënda narkotike dhe më pas kryhen të gjitha verifikimet e pasurisë. Votimi ka përfunduar 7 vota pro dhe 6 kundër ndryshimeve. Pra, vetëm një votë e ka ndryshuar ligjin "Antimafie". Megjithatë, anëtarët e Gjykatës së Lartë që votuan kundër kanë qenë edhe më radikalë në vendimin e pakicës. Ata mendonin se ligji nuk duhet të ekzistonte dhe për sekuestrimin e pasurisë të përdorej Kodi Penal dhe ai i Procedurës Penale. "Mendojmë se është shumë e rrezikshme dhe i hap rrugën një subjektivizmi me pasojë të drejtpërdrejtë diskriminimi dhe vendosje në pozita të pabarabarta të subjekteve të njëjta procedurale, duke shkelur parimin themelor të ndjekjes penale dhe të drejtat e liritë procedurale kushtetuese, për personat që dyshohen të kenë kryer vepra penale", thuhet në vendimin e pakicës.
Reagimi i prokurorisë
Prokurorët e interpretuan vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë se ligji "Antimafie" i miratuar në vitin 2004 nuk mund të gjejë zbatim në një procedim penal të vitit 2000, për shembull. Para ndryshimeve të Gjykatës së Lartë, nëse gjatë vitit 2005 ishte regjistruar një procedim penal, ndaj personit të hetuar verifikohej edhe pasuria e ngritur prej tij në vitin 2000. Tashmë, sipas këtij vendimi, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi ligji nuk ka fuqi prapavepruese. Lindi nevoja e ndryshimeve të ligjit, pasi në disa raste nuk po sekuestroheshin pronat e disa grupeve kriminale. Krimet e Rënda njoftuan kryeprokuroren Ina Rama, e cila më pas iu drejtua ekzekutivit, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë. Informacioni mbërriti në Këshillin e Ministrave.
Hartimi i ligjit dhe pakënaqësitë
Në një mbledhje, qeveria "Berisha" deklaroi se "kemi një vendim të Gjykatës së Lartë të vitit 2007, vendim që ndërhyn duke kufizuar sekuestrimin dhe konfiskimin e produkteve të veprës penale për krimin e organizuar. Ky vendim do të kundërshtohet me ligj. Ligji të bëhet urgjentisht dhe t‘i përmbahemi modelit britanik", tha Kryeministri, ndërsa u zotua se do të ndryshonte thelbin e ligjit. Më pas, Ministria e Drejtësisë hartoi ligjin dhe në fund të muajit tetor të këtij viti dërgoi projektligjin në qeveri. Prokuroria e Përgjithshme reagoi pas kalimit të ligjit "Antimafie" në Komisionin e Ligjeve, duke deklaruar se, nëse miratohet në Parlament, atëherë Prokuroria e Krimeve të Rënda kthehet në organ tatimor, i cili duhet të verifikojë, hetojë dhe sekuestrojë të gjitha pasuritë që nuk janë të deklaruara. "Nëse miratohet ky variant i ligjit, atëherë do të kemi mjaft arbitraritet nga punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët mund të hetonin dhe kontrollonin çdo shtetas shqiptar, pa regjistruar më parë një procedim penal", thanë burimet nga akuza, të cilët shtojnë se Ministria e Drejtësisë duhet që vetëm të rregullonte ligjin e mëparshëm "Antimafie", i cili u shfuqizua pjesërisht nga Gjykata e Lartë dhe t‘i jepte atij ligji fuqi prapavepruese. Pra, mund të rregullohej vetëm me një frazë. Sipas akuzës, drafti i ri ka kaluar çdo parashikim. Në të i jepet e drejta policisë, prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda, të verifikojnë, hetojnë, sekuestrojnë e kontrollojnë pasurinë e çdo qytetari në këtë vend, me argumentin e vetëm se ka një standard jetese tej mundësive të tij.