Gjyqeve serbe – vetëm lëndët e vogla

Që nga sot gjyqet në Kosovë që punojnë në sistemin e Serbisë nuk do të marrin më lëndë penale.
Kryetari i Gjyqit të lartë në Mitrovicë Nikola Kabashiq thotë se vendimin për këtë e ka miratuar Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve në bazë të Marrëveshjes së Brukselit nënshkruar më 19 prill.
Sipas fjalëve të tij kjo praktikisht do të thotë se nëse ndokush bën kallëzim penal ose nëse Prokuroria kërkon zbatimin hetimit, lënda vetëm do të evidentohet dhe nuk do të veprohet për të.
"Po i procedojmë vetëm lëndët që janë caktuar deri më 15 korrik e të gjitha lëndët do të përfundojnë deri më 1 shtator", ka thënë ai për Beta.
Kabashiq ka shtuar se në lëndët qytetare do të punohet vetëm në “lëndë të vogla" – konteste familjare e martesore, konte të punës dhe çështje të trashëgimisë.
"EULEX”do do të bëjë monitorimin nëse kjo marrëveshje zbatohet në terren”, ka thënë Kabashiq.
Sipas Marrëveshjes, Prishtina duhet të vendosë rrjetin e ri të gjyqeve në veri deri më 1 shtator. /Indeksonline/