Gjyqi Bulku-Myftaraj deshton seanca e pajtimit
Deshton seanca e pare e pajtimit mes deputetes Rajmonda Bulku dhe gazetarit Kastriot Myftaraj. Ne seancen e parashikuar per tu zhvilluar diten e djeshme ne Gjykaten e Tiranes deputetja Rajmonda Bulku nuk eshte paraqitur duke derguar vetem perfaqesuesin e saj ligjor avokatin Marash Martini. Me ane te nje kerkese dorezuar nga avokati i deputetes Bulku ajo kerkonte shtyrjen e seances per ne nje tjeter date pasi ndodhej ne seance plenare ne Kuvendin e Shqiperise.
Nderkohe i padituri Kastriot Myftaraj nuk eshte paraqitur fare ne gjykate. Sipas gjyqtarit Sokola Tona Myftarajt i jane derguar dy fletethirrje nje ne banesen e shtepise dhe tjetren ne te perditshmen ku ai punon. Ne keto kushte gjykata e ka shtyre seancen per ne daten 19 kur te dyja paleve do tu kerkohet fillimisht ta zgjidhin ceshtjen me pajtim. Ne rast te kundert gjykata do te nise procesin per shpifje ndaj gazetarit i cili eshte akuzuar nga deputetja Bulku.
Padia erdhi pas nje deklarate te bere nga Myftaraj per librin e Helena Kadarese ku gazetari aludon se Bulku ishte e dashura e Kadarese. Ndaj kesaj deklarate ka reaguar menjehere deputetja duke e cuar ceshtjen ne gjykate me padine per shpifje ndaj Myftarajt.