E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-skandali Deshmitari Prifti me kerkoi dhurate

Per rreth dy ore Gjykata e Larte ka marre ne pyetje kater deshmitaret e radhes te thirrur nga prokuroria dhe mbrojtja ne procesin ndaj ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta i akuzuar per korrupsion. I pari qe u eshte pergjigjur pyetjeve te gjykates ka qene biznesmeni Agim Rrapaj nje nga emrat e perfolur ne video-pergjim se kishte ofruar 700 mije euro me qellim qe shoqeria e tij te merrte me koncesion nje hidrocentral mbi lumin Shushice. Rrapaj e nisi deshmine e tij me historikun e krijimit te shoqerise Vellezerit Tola sh.p.k ku ai vete mbante detyren e keshilltarit. Deshmitari tha se shoqeria ishte ndertuar qe ne vitin 2008 nga bashkimi i perkohshem i 10 kompanive dhe kishte per qellim ndertimin e hidrocentraleve. Sipas deshmitarit shoqeria Vellezerit Tola sh.p.k garoi dy here per ndertimin me koncesion te HEC-eve ne kaskaden e Gostimes pergjate zones Shushice - Elbasan - Librazhd. Pyetjes se prokurorit nese e njihte Ilir Meten dhe cilat kishin qene rrethanat e njohjes me te deshmitari i eshte pergjigjur se me Meten ishte njohur qe ne vitin 2000 kohe ne te cilen ai vete ishte drejtor i Pergjithshem i nje projekti te shoqerise japoneze ne Shqiperi. Rrapaj ka pranuar se ishte ankuar tek Ilir Meta ne lidhje me vonesat e procedurave per koncesionin e HEC-it te cilat sipas tij po i shkaktonin nje dem te madh shoqerise. Rrapaj tha se biseda ishte bere zyren e Ilir Metes ne Ministrine e Jashtme ne prani edhe te Ministrit te Shendetesise Petrit Vasili. Sipas biznesmenit nga vonesat e procedurave shoqeria kishte pasur nje dem mbi 700 mije euro per te cilen ai kishte derguar nje memo e Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes. Ndersa i pyetur nga gjykata se perse i ishte drejtuar Metes ne lidhje me kete shqetesim Rrapaj tha se kishin qene dy arsyet e para si minister i Jashtem pasi ne shoqerine Vellezerit Tola benin pjese edhe tri kompani te huaja por edhe si kryetar i LSI-se meqe kishte ne varesi Ministrine e Ekonomise. Gjithashtu biznesmeni ka pranuar se ishte telefonuar nje here nga Ilir Meta dhe ky i fundit i kishte kaluar ne telefon Dritan Priftin. Sipas deshmitarit Prifti i ka kerkuar ti dergohej vendimi i Gjykates se Apelit nepermjet protokollit Une i thashe se ky vendim eshte derguar me heret - u shpreh deshmitari. Nderkohe ne te njejten linje ishte ne deshmine e tij edhe Ardit Rrapaj djali i Agim Rrapajt qe foli ne cilesine e administratorit te shoqerise Vellezerit Tola sh.p.k. Edhe sipas tij shpenzimet ne total kapin shifren e mbi 700 mije eurove.

Deshmia e Rezart Tacit

Ne seancen e djeshme gjyqesore u paraqit per te deshmuar edhe drejtori i Pergjithshem i ARMO biznesmeni Rezart Taci. Ky i fundit pranoi para gjykates se kishte pasur nje takim me biznesmenin Bekim Halilaj por sipas tij takimi nuk ishte negociuar nga i pandehuri Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomise ne ate kohe Dritan Prifti. Taci nuk mbante mend se cfare kishte diskutuar me Bekim Halilajn por shtoi se ai kerkonte te merrte me qira nje pjese te rafinerise se ARMO-s oferte kjo qe eshte hedhur poshte nga Taci. Biznesmeni pohoi para gjykates se Bekimi nuk i kishte permendur arsyen e marrjes me qira te rafinerise dhe se vete Taci ska pasur informacion lidhur me ankandin per shitjen e 50 mije tone nafte nga Albpetrol. Nderkohe i pyetur nga avokati Gezim Veleshnja nese kompania ARMO kishte blere nafte nga kompania Tea Constraction e Ardian Xhillarit Rezart Taci ka konfirmuar nje gje te tille.

Deshmia e Fatmir Merkajt

Biznesmeni i ndertimit Fatmir Merkaj ka pohuar dje ne Gjykaten e Larte se gjate nje takimi ne hotelin Rogner me Agim Rrapajn dhe ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti ky i fundit i ka deklaruar shkarazi se per marrjen e nje leje koncesionare zyrtaret duan gjithmone nga nje placke. I cilesuar nga deputeti Prifti si nje ish-shofer i te pandehurit Ilir Meta ku me ndihmen e ketij te fundit ka care ne rrugen e biznesit duke u pasuruar deshmitari Merkaj e ka hedhur poshte kete pohim duke shtuar se sapo ka degjuar kete deklarate ne televizor i ka derguar nje sms Priftit duke i kerkuar qe te mos shpifte ne adrese te tij pasi sipas tij ai gjithcka e kishte fituar me djerse. Deshmitari i prokurorise pohoi se deputeti Dritan Prifti e kishte njohur nga Agim Rrapajn ne periudhen kur ish-ministri i Ekonomise kerkonte informacion lidhur me firmat qe do te ndertonin HEC-in e Shushices. Me tej Merkaj shtoi se kishte folur edhe dy here te tjera me Priftin ku ne nje rast ky i fundit e ka pyetur nese kishte ndonje dhome te lire ne hotelin e tij qe ka ne zonen turistike te Dhermiut. Gjate deshmise se tij te dhene para Kolegjit Penal te Gjykates se Larte deshmitari Fatmir Merkaj pranoi se kishte njohje me te pandehurin Ilir Meta dhe se me te ishte takuar ne fillim ne ambientet e hotelit te tij ku Meta ishte akomoduar per te pushuar. Para gjykates deshmitari shtoi se me ftese te Agim Rrapajt ai kishte pranuar te behej pjese si aksioner me 20 per qind ne bashkimin e kompanise Vellezerit Tola. Une kisha detyren qe te kryeja punimet ne terren dhe nuk di asnje gje me proceduren qe ka ndjekur kompania per fitimin e koncesionit. Per nje gje te tille interesoheshin aksionere te tjere nderkohe une kisha vetem ndertimin e vepres pasi edhe kompania ime merrej vetem me ndertim - ka pohuar Merkaj.

Spartak Braho reagon per deshmite

Menjehere pas perfundim te procesit gjyqesor duke folur per mediat perfaqesuesi ligjor i Ilir Metes Spartak Braho tha se deshmite vertetuan edhe nje here mashtrimet e Dritan Priftit. Spartak Braho pohoi nga ana tjeter Ne kete proces maskarade do te kuptoni qe Prifti jo vetem ka kerkuar peshqesh por dhe ka marre.

Reagon Prifti Meta mbrohet nga prokurori i komunizmit

Por ne lidhje me deshmite ka reaguar edhe Dritan Prifti i cili ka hedhur akuza ndaj avokatit Spartak Braho deshmitarit Fatmir Merkaj duke i cilesuar si te inkriminuar. Me vjen te qesh kur shoh sa poshte ka rene Ilir Meta me mbrojtjen ne gjyqin e tij. Sot e kane mbrojtur Spartak Braho dhe Fatmir Merkaj. Njeri eshte prokuror i komunizmit qe ka denuar njerez ne litar pastaj i perzier ne trafik droge i denoncuar nga vete Ilir Meta pasi kishte nxjerre viza per dy trafikante droge te arrestuar ne Itali. Tjetri ish-shofer i Ilir Metes qe mban sot fshehur nen emrin e tij aksione ne koncesione hidrocentralesh dhe toka ne bregdet. Ata shpifen sot se kam kerkuar para per nje koncesion kur gjithe Shqiperia e pa videon me ze dhe figure ku shefi i tyre mi afroi 700 mije euro dhe 7. Pse do tu kerkoja ketyre une kur shefi i ofroi keto para Ta katandisesh veten te mbrohesh ne gjykate nga ish-shoferi yt dhe nga nje matrapaz droge e bejne Ilir Meten me te pabesueshem ne syte e gjithe Shqiperise. Keto personazhe nuk i hedhin dot hi syve gjithe Shqiperise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›