E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi Kadare-Hoxha, Majko: Fitoi shkrimtari

TIRANE- Beteje ligjore te pazakonte ne sensin e marredhenieve me kohen e ka cilesuar deputeti i PS-se, Pandeli Majko, perballjen gjyqesore mes shkrimtarit te madh Ismail Kadare dhe bashkeshortes se ish dikatorit Hoxha per doreshkrimin e origjinalit “Dimri i vetmise se madhe”.

Ne profilin e tij ne Facebook, Majko ka komentuar per zhvillimet e fundit lidhur me kete perballje gjyqesore, duke deklaruar se ne marredhenie me kohen fituan ne dy, nderkohe qe ne perballje me njeri-tjetrin (Kadare-Hoxha) fitoi shkrimtari.

Mesazhi i plote i Majkos

Kjo eshte fotoja poshte se ciles ka postuar komentin e tij Majko

” Piktura, paraqet një URE dhe është e pazakontë, jo vetëm për këtë. Është bërë nga një shkrimtar. Ai quhet Viktor Hygo.

Në Tiranë, më i madhi i letrave shqipe (Ismail Kadare) u përball në gjyq me pushtetarin më jetëgjatë të shtetit shqiptar (Enver Hoxhën). Dorëshkrimi Dimri i vetmisë së madhe i cili zotërohej nga familjarët e politikanit të vdekur, u dorëzua në Arkivin e Shtetit me vendim gjyqësor. Ishte një betejë ligjore e zakonshme në procedurë dhe e pazakontë në sensin e marrëdhënieve me kohën.

Në marrëdhënie me historinë fituan të dy!  Përballë njëri-tjetrit, fitoi shkrimtari! Tjetri, bëri atë të cilën kishte bërë edhe kur ishte gjallë. Për të fituar përjetësinë, pranoi statusin e personazhit të shkrimtarit.

Shpesh, shoh individë që sulmojnë shkrimtarin. E sulmojnë për të kaluarën, për heshtjen, për kokuljen, për postetnë rregjimin komunist.

HARROJNE, se duke mbetur gjallë ishte mbase i vetmi, që me ARTIN e tij, Kadare, ndërtoi UREN ME TRE HARQE (trinitia, lindje-jetë-vdekje), përmbi të cilën shoqëria shqiptare eci nga diktatura në demokraci. Në këmbën e URËS, keni vetë shkrimtarin dhe fajin e tij të murosur në të.

Pse mund të fyhet sot, një URË!? Mbase për faktin se të kujton që vjen nga ana tjetër e kohës. Dhe kjo, nuk është pak për një shoqëri postkomuniste.

Viktor Hygo ishte një gjeni. Ismail Kadareja ynë është më shumë, të paktën si piktor. URA e tij, as nuk mund të shihet dhe as të pikturohet! AJO ka dëshmitarë vetëm ata që e kaluan. Unë jam një nga ATA!

Faleminderit shkrimtar!”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›