E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Basha rriti taksat, papunësia shtohet

Sipas tyre, shifrat e publikuara nga administrata e bashkisë, janë të sajuara.

“Sot një vit pasi Basha uzurpoi Bashkinë e Tiranës, më pak qytetar punojnë, taksat janë më të larta, dhe bizneset e vogla e të mesme po vuajnë çdo ditë për të mbijetuar. Mjafton që Zoti Basha të dalë një ditë në tregjet e Tiranës e ti takojë vetë tregtarët që do ti thonë se teksa shitjet u janë ulur, taksat u janë rritur 2-3 herë në mënyrë krejt arbitrare, nga taksidarët e tij. Mjafton të takojë një ditë studentët që ti thonë, se nuk i hyn në xhep karta fiktive që do tu japi Basha, kur të gjithë duhet të rropaten dyerve të institucioneve për një vend pune. Vend që i jepet vetëm militantëve politik, e jo njerëzve të aftë. Mjafton që të takojë një ditë përfaqësuesit e industrisë së qepjes se rrobave e këpucëve, që do ti thonë se si çdo ditë, po i kthejnë në shtëpi punëtorët sepse nuk kanë punë për ta”, tha Arbi Mazniku.

Ai shtoi se industria e ndërtimit është e paralizuar se tenderët e bashkisë i marrin vetëm klientët e Zotit Basha. “Në total vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, janë mbyllur në Tiranë 1700 biznese. Dhe po të kesh parasysh procedurat e tmerrshme të mbylljes së biznesit ku Bashkia është shpesh shkaktare, bizneset në falimentim janë shumë herë më shumë se kaq. Kjo është e vërteta. Sot qytetarët e Tiranës, një vit pasi Basha ka marrë bashkinë, kanë më pak punë, taksohen më shumë, blejnë më shtrenjtë”, vijoi. /Start/

                                                                                             2012-07-28 15:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›