Kapen armë, eksploziv dhe drogë, dy në pranga

Në pranga, në kushtet e flagrancës u arrestuan shtetasit Dedë Lufaj, 18-vjeç, dhe Kolë Lufaj, 51-vjeç, të dy këta shtetas banues në fshatin “Vuksanaj”, Komuna Shalë Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e e shtetasit Kol Lufaj, në lagjen “Bop”, fshati Vuksanaj, Shalë, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sërë provash materiale, konkretisht: lëndë narktotike e tharë në formë boçe, fara bimore të bimeve narkotike, 1 armë zjarri pushke mod.56 me rrip e bajonetë, 1 armë zjarri pushkë mod.63, me rrip e bajonetë, 325 copë fishekë dhe dy krehëra, një granadë dore (difensive), një fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të zezë, me gjatësi 1 metër, një fitil zjarrpërcjellës me ngjyre të bardhë me gjatësi 3 meter, një lëndë e dyshuar si lënde plasese Amatoll e ndarë në 3 copa, me peshe 600 gram.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, po vazhdojnë hetimet për të zbuluar aktivitetin kriminal të dy shtetasve të arrestuar si dhe përfshirjen e mundshme të tyre, në ngjarje të vjetra, të pazbuluara. Materjalet proceduriale në ngarkim të me shtetasve të arrestuar, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-07-28 10:55