FRESSH proteston Arvizu i jep kurajo policeve

TIRAN - Te rinjte e Partise Socialiste kane protestuar dje perpara ministrise se Brendshme per te kerkuar doreheqjen e Lulzim Bashes. Per me shume se dy ore anetaret e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar kerkuan doreheqjen e zyrtarit te larte te qeverise si pergjegjes per vrasjen e kater viktimave ne demonstraten e 21 janarit. Perpara nisjes se protestes ministri i perfolur edhe si kandidat i Bashkise se Tiranes per Partine Demokratike eshte larguar nga zyra e tij.
Madje perpara nisjes se tubimit ishte i pranishem dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu i cili ndodhej ne ambientet e Galerise se Arteve prane ministrise se Brendshme. Vete zyrtari i larte amerikan ka devijuar per pak nga axhenda e tij duke u takuar me policet qe po merreshin me rrethimin e zones per protestuesin. Protesta e FRESH-it ishte lajmeruar nga organizuesit se do te zgjaste 12 ore por nuk ndodhi keshtu.
Ndonese organizuesit ishin pergatitur per nje qendrim te tille te cilet kishin siguruar edhe dy banjo portative per nevojat personale te pjesemarresve. Prane hyrjes se ministrise se Brendshme ishte vendosur nje shirit ku ndalohej afrimi per kalimtaret prane portes hyrese. Brenda rrezes se vendosur nga policia qendronin dhjetera efektiv. Rreth ores 1300 protestuesit mberriten ne sheshin perpara nderteses qeveritare.
Te rinjte e FRESSH-it mbanin ne dore nje foto te ministrit Basha siper te ciles shkruhej Vrases ik. Me megafon ne dore dhe te ndihmuar nga instalimi i nje fonie protestuesit leshonin thirrje nga me te ndryshmet. Protesta e cila mbahej prane Teatrit Kombetar solli dhe pezullimin e punes se aktoreve qe punonin per shfaqjen e radhes. Madje Artan Imami i kerkoi perfaqesues se FRESH-it Elisa Spiropalit qe te mos beheshin thirrje me fonine sepse pengonin regjistrimin e nje shfaqje.
Nga ana tjeter Policia e Tiranes nuk ka lejuar dhe ska pranuar qe protesta te zhvillohej. Pas negociatave te zhvilluara midis socialisteve dhe policise nuk u arrit nje rruge e perbashket e cila solli dhe nderprerjen e protestes. Gjate tubimit ishin te pranishem dhe disa civil te Policise se Shtetit te cilet filmonin dhe fotografin pjesemarresit.