Rritet vlera e kompanise Albpetrol
Përveç nxjerrjes së naftës, Albpetrol do të jetë edhe një operator i fuqishëm në tregun e energjisë elektrike me shumicë dhe në tregtimin e saj. Enti Rregullator i Energjisë i ka miratuar dy leje kompanisë shtetërore të naftës. Njërën, për akses në furnizimin me energji elektrike direkt nga rrjeti i transmetimit, dhe leja tjetër ka të bëjë me tregtimin e energjisë. Të dyja lejet janë dhënë në kohën që kompania është përfshirë në tenderin për privatizimin e saj. Sipas Ministrisë së Ekonomisë dhënia e këtyre lejeve ndihmon në privatizimin e kompanisë, pasi është një aset shtesë për Albpetrolin në sytë e investitorëve.
Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në një mbledhje të kohëve të fundit pasi shqyrtoi kërkesën e “Albpetrol” si dhe relacionin e Drejtorisë së Licencimit dhe Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike, vendosi ta licencojë atë në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike për një afat 5-vjeçar. Po për këtë afat u dha edhe licenca për aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë. Që nga momenti që është miratuar formula për privatizimin e Albpetrolit, qeveria dhe entet e tjera kanë miratuar një sërë aktesh për rritjen e vlerës së kompanisë. Vendimi më madhor në këtë drejtim lidhet më të drejtën ekskluzive të kërkimit të naftës në det dhe në disa zona të tjera ku ka studime gjeologjike, por nuk ka ende kërkime për shfrytëzim. Gjithashtu është në procedura një leje për përpunimin e naftës dhe së fundi nëpërmjet Entit Rregullator, Albpetrol merr të drejtat e një operatori potencial në tregun e energjisë elektrike. Privatizimi i kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës është shtyrë për në shtator, por ndërkohë janë të interesuara 14 kompani për blerjen e saj, ndër të cilat edhe rusët e “Gazproom”.