Gjyqi i Aldo Bares, dëshmon Mimoza Demiri
Me dyer të mbyllura dhe me video konferencë ka dhënë dëshminë e saj para togave të zeza Mimoza Demiri bashkëpunëtorja e drejtësisë. Në seancën gjyqësore të rradhës së gjyqit të Aldo Bares Demiri, ka treguar me detaje momentin ku është vrarë bashkëshorti i saj Xhevat Demiri në gusht të vitit 1997, nga anëtarët e Bandës së Lushnjes. Burime nga gjykata për krimet e Rënda mësohet se gjatë dëshisë së saj Mimoza Demiri e cila ka statusin e dëshmitares së drejtësisë ka treguar momentin ku sipas saj Aldo Bare apo ndryshe Alfred Shkurit ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj. Më tej ajo ka pohuar se së bashku me drejtusin e Bandës së lushnjes, ka qenë edhe krahu i tij i djathtë Enver Dondollakun si dhe Ilir Stërgu. Sipas prokurorisë, Demiri është vrarë për hakmarrje, pasi kishte miqësi me Tur Dajën, armikun e përbetuar të Aldo Bares. Ndërkohë që në këtë gjyq kanë dëshmuar edhe edhe një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë Arben Kicja, I cili ka dhënë dëshminë e tij nëpërmjet vidokonferencës. Ndërkohë në këtë seancë avokati I Aldo Bares ka pohuar se dëshmia e Gramos Selmanit nuk duhet të merret parasysh pasi nuk është përcaktuar as satusi I tij, pasi ai akuzohet për 6 vrasje. Ndërkohë vet Aldo Bare ka reaguar duke thënë se Mioza Demiri nuk duhet të jetë e mbrojtur nga drejtësia pasi është e vetmja dëshmitare okulare e vrasjes së bashkëshortit të saj.