E Diel, 1 Nëntor 2026

“WePad”, përgjigjja teknologjike e Europës për SHBA-në

BERLIN- Një kompani gjermane me rreth 180 punonjës paraqiti të hënën në Berlin përgjigjen europiane të iPad të prodhuar nga Apple. Bëhet fjalë për një kompjuter me ekran me prekje të quajtur "WePad." Modeli i ndërtuar nga kompania gjermane "Neofonie" ngjason me iPad por është "tepër, tepër i ndryshëm" sipas prodhuesve të tij. Administratori i Neofonie, Helmut Hoffer von Ankershoffen, iu tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se kjo paisje ishte krejtësisht ndryshe. "Në paisjen tonë janë instaluar dy porta USB. Ku qëndron rëndësia e këtij ndryshimi? Për shembull mund të vendos një USB në të e të marr të dhënat që më nevojiten" tha Ankershoffen. "Por ç’është më e rëndësishmja: mund të lidh paisje të jashtme me të, gjë e cila e bën padyshim më fleksibël produktin tonë" tha von Ankershoffen.
Ai e vlerësoi "WePad" si "një paisje cilësore për shitësit e sigurimeve për shembull. Në të mund të shkruash me një stilolaps të posaçëm. Kështu nuk ke nevojë të mbash me vete një laptop të bezdisshëm."
Moritz Metz, një gazetar i teknologjisë i cili punon për radion gjermane Kultur, tha se kishte testuar këtë paisje gjatë javëve të kaluara. "Ky model i ri funksionon më së miri në tërë aspektet e tij" tha Metz. "
Porositë për "WePad" do të nisin më 27 Prill, por sipas menaxherit von Ankershoffen "tashmë janë paraqitur mëse 20,000 porosi paraprake nga blerës që dëshirojnë ta kenë sa më parë atë."
(perktheu Sokol Topi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›