E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, hapet panairi nderkombetar i librit

SHKUP- Në 60 stenda në 4.000 metra katrorë në Arenën Metropolis në Panairin e Shkupit, që prej ditës së djeshme deri më datë 18 prill shtëpitë botuese nga shumë vende do të prezantohen në Panairin e 22-të ndërkombëtar të Librit.

Në manifestimin me koncentrimin më të madh të veprave letrare dhe të ilustruara, vizitorëve do t'u ofrohen botime nga produksioni më i ri letrar, profesional dhe shkencor, beletristikë, libra edukativ dhe doracakë, libra me figura për fëmijë, harta gjeografike, globuse, atlase, kalendarë, galanteri letre, mjete mësimore, materiale zyre dhe pajisje bashkëkohore..

Janë paralajmëruar promovime të përditshme të librave, lexime letrare dhe takim me shkrimtarë, ndërsa edhe këtë vit në kuadër të manifestimit të panairit, Shoqata e Botuesve dhe Librashitësve të Maqedonisë (SHBLM) do të ndajë shpërblime për botime më të mira midis dy panaireve, si dhe shpërblimet për bibliotekar më të mirë dhe librashitës më të mirë, siç dhe ka raportuar agjencia MIA.
(s-g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›