Tepelenë, pranga 25-vjeçarit, i vë flakën berberanës
Forcat e policisë së komisariatit të Tepelenës, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Resmi Hasa 25 vjeç po nga ky qytet. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas, për motive të dobëta, ka shkuar në dyqanin tip berberanë, në pronësi të shtetasit me inicialet E.S, ku pasi ka thyer xhamin e derës kryesore, ka spërkatur dyqanin me benzinë dhe më pas i ka vendosur atij flakën. Si pasoje, të gjitha orenditë e berberanës janë djegur dhe dëmi material shkon rreth 70.000 lekë të reja.
25- vjeçari e ka kryer këtë akt gjatë oreve të nates ku nuk ka patur dëme në njerez pasi dyqani ishte i mbyllur. Ka qënë nderhyrja e menjëhershme e zjarrëfikësve që bënë të mundur që zjarri të mos perhapej dhe vetëm pas 30 minutash, është bërë e mundur fikja plotësisht e tij. Ne bazë të informacioneve mësohet se disa minuta para se shtetasi Hasa të kryente këtë veprim, ka debatuar me fjalë me pronarin e berberanës dhe ka qënë kjo arsyeja e cila e ka shtyrë atë të ndermare këtë veprim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrim të pronës me zjarr".