E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Gërdecit drejt fundit

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado i quajti te pabazuara dhe te pambështetura ne ligj pretendimet e avokateve mbrojtjes. Me pas, gjykata kaloi ne administrimin e provave shkresore te mbrojtjes përfundimi i te cilave i jep te drejte Prokurorisë te paraqesë konkluzionet përfundimtare te gjykimit dhe te kërkojë dënimet për 29 te pandehurit e akuzuar për tragjedinë, nga e cila humben jetën 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjerë. Procesi ka nisur ne Gjykatën e Tiranes ne qershor te vitit 2009 dhe përgjatë seancave qe janë zhvilluar 2 deri 3 here ne jave pyetur ne cilësinë e dëshmitareve mbi 200 persona. Te pandehur ne proces janë ish-drejtues te larte te ushtrisë, si dhe ish-drejtori i MEIKO-s, Ylli Pinari, administratori i kompanisë “Alba-Demil”, Mihal Delijorgji, se bashku me ish-drejtorin e fabrikës Dritan Minxolli. E ndërsa për ish-ushtaraket rendon akuza e shpërdorimit te detyrës, katër te pandehurit Dritan Minxolli, Ylli Pinari, Sokol Ngjeci dhe Mihal Delijorgji akuzohen nga prokuroria për vrasje masive.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›