E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, mbyllet operacioni në veri

Gjithçka ka kaluar pa incidente, edhe pse serbet kane bere maksimumin, duke bllokuar rrugët e duke detyruar transportimin e personelit përmes helikopterëve. Përmbyllja e operacionit është konfirmuar ne një mbledhje te jashtëzakonshme qeverie edhe nga kryeministri Thaçi, i cili i bere thirrje serbeve te mos provokojnë. Te shumta kane qene reagimet si nga pala serbe, ashtu edhe nga ndërkombëtaret qe kane qene vete te përfshirë ne operacion, përmes mbështetjes se Eulex dhe trupave te Kfor-it. Sekretari i shtetit për Kosovën Oliver Ivanovic theksoi se Eulex po tejkalon mandatin e tij, por ne një reagim te tij Bruksel zyrtar theksoi se misioni i BE-së po zbaton marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit ne bisedime. Ndërsa ministri për Kosovën Bogdanovic ishte vete ne pjesën veriore te Mitrovicës nga ku dha këtë deklarate. “Përpara kemi dite te vështira, pasi Prishtina e mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar janë te vetëdijshëm se mund t’i arrijnë qëllimet e tyre vetëm duke lodhur njerëzit. Për ketë arsye ne duhet te jemi te bashkuar dhe te mbrojmë interesat tona legjitime ne mënyrë paqësore.” Serbet kane zhvilluar një proteste mbi lumin Iber, e cila nuk është shoqëruar me trazira. Por, megjithëse nuk jane shenuar incidente, Eulex ne nje njoftim per mediat, ka theksuar se situata ne veri mbetet e tensionuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›