E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Shqetësimet e të përndjekurve, detyrim moral

Presidenti i Republikës ka takuar sot një përfaqësi të ish-të përndjekurve politikë nga Malësia e Madhe. Ata i parashtruan Presidentit shqetësimet e tyre. Topi “Shqetësimet tuaja, detyrim jo thjesht i Institucionit, por edhe detyrim moral”. 

TIRANE- Presidenti i Republikës ka takuar sot një përfaqësi të ish-të përndjekurve politikë nga Malësia e Madhe. Ata i parashtruan Presidentit shqetësimet e tyre lidhur me trajtimin dhe me pengesat që ndeshin si shtresë shoqërore si përsa i përket dëmshpërblimit, shkollimit, punësimit, ashtu edhe me rehabilitimin dhe integrimin e tyre të plotë në shoqëri. Kryetari i Shtetit u shpreh se i ka ndjekur gjithmonë me vëmendje të madhe shqetësimet e tyre të përcjella institucionalisht dhe përmes mediave, duke theksuar se: “Ky është detyrim jo thjesht i Institucionit, por është dhe detyrim moral”.
Presidenti Topi u sugjeroi përfaqësuesve të ish-të përndjekurve politikë që të shfrytëzojnë të gjitha rrugët edhe mundësitë institucionale e demokratike për të nxjerrë në pah problemet e tyre dhe për t’i zgjidhur ato, siç e tregon dhe takimi i sotëm, gjatë të cilit Topi theksoi “rëndësinë e mbrojtjes dhe evidentimit të vlerave të vërteta historike dhe morale, të ruajtjes së harmonisë shoqërore si dhe nevojën për vlerësim dhe integrim të kësaj shtrese aq shumë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›