E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj Ilir Xhakjes, refuzon të dëshmojë efektivi i policisë

xhakjaDëshmitari i dytë okular në vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, në procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Ilir Xhakja, i cilësuar si i forti i Shijakut, ka refuzuar të dëshmojë.

Efektivi i policisë, Kastriot Gosturani, sikundër ish-shoferi personal i kryekomisarit, Fatmir Hoxha, përfitoi nga e drejta ligjore duke qenë i pandehur për të mos rrëfyer për momentin e ekzekutimit të zyrtarit të lartë të policisë.

Gosturani akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk mbrojti kryekomisarin ditën që u qëllua për vdekje. Në seancën e së mërkurës përfaqësuesi i prokurorisë kërkoi kohë deri javën tjetër për të paraqitur provat shkencore./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›