E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi ndaj Metës, prokuroria kundër ekspertëve për video-përgjimin

Gjatë seancës së radhës së gjyqit kundër Ilir Metës, prokuroria ka kërkuar largimin e ekspertëve për kryerjen e gjurmimit të video-përgjimit Meta-Prifti. Sipas prokurorisë ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për këtë detyrë nuk janë njohuritë e nevojshme për këtë proces.

Kërkesë është kundërshtuar nga avokatët e kreut të LSI-së. Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me kërkesën e prokurorit.

Seancën e kaluar, me 16 shtator, si ekspertë për studimin e videos u caktuan Ardian Olli, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani.

Këta tre persona u caktuar për ekspertimin e videos pasi dy ekspertizat e para të kryera nga specialistë amerikanë dhe anglezë u cilësuan të pavlefshme nga Gjykata e Lartë në një seancë të mëparshme gjyqësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›